Korfuz, peshkatari zbulon çantën me 38 kg drogë, sekuestrohet nga policia greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2014, 09:37
Janë gjetur 38 kilogramë drogë në brigjet e Korfuzit. Çanta me 12 pako drogë që pluskonte pranë ishullit "Vidhos", është zbuluar nga një peshkatar grek i cili ka njoftuar policinë.Policia greke ka ndërmarrë një operacion të gjerë për gjetjen e sasive të tjera të drogës dhe mjetit lundrues që mbante sasinë e drogës. (Ne foto: Droga e sekuestruar dje në brigjet e Korfuzit)