Reis Çiço në "Jamais Vu": Jam maniak i shpejtësisë, si e njoh unë Berishën VIDEO

Reis Çiço gazetari i njohur erdhi mbrëmë në emisionin "Jamais Vu" me një rrëfim spontan i inspiruar nga fotot dhe materialet  filmike të zgjedhura nga moderatori Mustafa Nano.Çiço tregoi për pasionet e tij për shpejtësinë, skuadrën e tij të zemrës, Interin, si u njoh me ish-kryeministrin Berisha dhe më pas ftesa për të ndjekur vizitën e tij në Washington në shtator të 1995."Jam një maniak i shpejtësisë. Kjo është një e metë e tmerrshme. Lëvizja me 120 km/orë është konstante. Unë po bëj autokritikë, dhe falenderoj gruan e cila shpesh kërkon të më ndërgjegjësojë" rrëfeu Çiço.Gazetari rrëfen edhe si Kadare bëri personazh të një prej romave të tij gjyshin e tij Dino Çiçon, dhe më pas s'i shkoi shkrimtari i madh në shtëpinë e Çiçajve për të sqaruar keqkuptimet.Njohja me BerishënIshte viti 1995. Në atë kohë Berisha mbante postin e Presidentit dhe ishte ftuar me ftesë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Bill Klinton"Asnjë President, apo kryeminisër deri më sot nuk ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë me ftesën zyrtare siç ka shkuar Sali Berisha" tregon Çiço duke rrëfyer dhe momente nga ky udhëtim dhe s'i "bombarduan" me pyetje gazetarët grekë Presidentin e atëhershëm shqiptar.Në fushën e gazetarisë, Çiço çmon gazetarët Blendi Fevziu, Sokol Ballën, Ilva Taren për faktin se në emisionet e tyre "ka debat politik apo të një lloji tjetër, ku palët përplasin idetë".Video: Reis Çiço në "Jamais Vu"