Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër FOTO VIDEO
Katër të rinjve, mes tyre motër e vëlla, jeta iu ndërpre në mes mëngjesin e sotëm, kur makina në të cilën udhëtonin doli nga rruga pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.Ka qënë ora 04:45 minuta kur makina me targë AA533IUka qënë duke udhëtuar nga Kamzës në drejtim të Tiranës, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke u përplasur me një trotuar e më pas me një mur betoni.Viktima të aksidentit tragjik mbetën Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla, si dhe Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç.Përplasja ka qënë fatale për 4 të rinjtë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme,pa i lënë mundësi mjekvë dhe policisë për ti dhënë ndihmën e parë.Sipas të dhënave të para hetimore, zyrtare rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar. Pritet të jetë ekspertiza nga policia rrugore, për të përcaktuar saktë shkakun e aksidentet dhe për të konfirmuar nëse drejtuesi i automjetetit ka qënë nën efektin e pijeve alkolike.Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat e pajetë nga makinaDëshmitarët i thanë gazetarit të Ora News, Xhevahir Zhabina se është dashur ardhja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, pasi nga përplasja mjeti ishte dëmtuar rëndë.“Pjesët e makinës janë prerë me gurë fleksibël pasi ishte e pamundur nxjerrja e trupave” informoi gazetari Zhabina nga vendi ku ndodhi aksidenti.
(Në foto: Vendi ku ndodhi aksidenti, me rreth të kuq pjesë të mbetura të makinës)
(Në foto: Pjesë të mbetura të makinës)
(Në foto: Pjesë të mbetura të makinës)Shpejtësia e lartë Rreth orës 10:00 policia e Tiranës jep detaje mbi aksidentin e ndodhur sot në mëngjes. Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.“Sot rreth orës 04.45', mjeti tip BMV me targë AA 533 IU, teksa po lëvizte në segmentin rrugor Kthesa e Bathores - Instituti Bujqësor Kamëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit:• Alfred B, rreth 25 vjeç drejtues i mjetit,si dhe pasagjerët:• Jugjena M., 18 vjeç• Klevis M., 14 vjeç• Fation D., 22 vjeçNga të dhënat e deritanishme nga hetimet e kryera në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.Nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti “, thuhet në njoftimin e policisë.
(Ne foto: Vendi ku ndodhi aksidenti sot në mëngjes dhe gazetari i Ora News, Xhevahir Zhabina duke raportuar nga vendngjarja) Me shumeSms-ja që shkaktoi vdekjen, mesazhi i Mustafa Nanos mbrëmë në Jamais Vu