Brazil, i grabisin varësen teksa jep intervistë, gazetari vrapon të kapë hajdutin VIDEO

Një grua është grabitur në mes të rrugës në momentin kur  po jepte një intervistë.Ngjarja ka ndodhur në Brazil. Në momentin kur gruaja po i përgjigjej pyetjeve të një gazetari, hajduti me shpejtësi i këput varësen në qafë. E gjitha regjistrohet nga kameramani, ndërsa gazetari vrapon të kapë hajdutin i cili ikën me vrap.