SHBA, profesori i shpëton mrekullisht vdekjes, shikoni aksidentin VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2014, 15:40
Kushdo që do shikojë këtë video do t'i vete mendja tek shprehja: Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër.Kjo ka ndodhur dhe me Guan Zhu, një profesor nga universiteti A&M i Teksasit, i cili për pak sa nuk ka parë vdekjen me sy, kur drejtuesi i një betoniere humbi kontrollin dhe makina pasi u përmbys i hipën sipër makinës së tij.E gjithë ngjarja u filmua nga kamera që ndodhej brenda në makinën e profesorit.Nga aksidenti profesori nuk u lëndua dhe makina e tij pati vetëm dëmtime të lehta. Ndërsa betonierja e përhapi të gjithë çimenton e tij në rrugë dhe ekipit të pastrimit iu desh kohë që ta pastronte rrëmujën.