Të dhënat e personave në hetim, Llalla: Ende problem nxjerrja e informacionit

Pavarësisht masave të marra nga Prokuroria e Pëgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale të personave të përfshirë në hetim, ka raste që informacionet publikohen duke nxjerrë edhe sekretin hetimor.Ky konstatim është bërë nga kryeprokurori Adriatik Lalla i cili ka theksuar se nxjerrja e të dhënave personale të personave nën hetim mbetet ende një problem në Shqipëri."Problemet vijojnë të ekzistojnë. Konstatojmë se nga burimet të pakonfirmuara shpesh dalin informacione për çështje që janë në hetim apo për të dhënat personale të personave të cilët janë përfshirë në hetim. Për të gjitha këto raste nga ana jonë kanë filluar menjëherë hetimet në bashkë me policinë e shtetit për nxjerrje të sekretit hetimor” tha Llalla.Por cilat janë masat që ka marrë Prokuroria e Përgjithshme për mospublikimin e të dhënave personale të personave në hetim? Kryeprokurori Llalla theksoi se në vitin 2013 është miratuar rregullorja e mbrojtjes së të dhënave si dhe dhënë urdhër për përpunimin e informacionit në sistemin e prokurorisë.“Prokuroria shqiptare krahas rregullimeve ligjore ka formalizuar me komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe një memorandum mirëkuptimi nëpërmjet së cilit 2 institucionet kanë ndërtuar marrëdhënie tepër korrekte bashkëpunuese me qëllim zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në frymën e këtij memorandumi në 10 prill të 2013 kemi miratuar rregulloren për të mbrojtur të dhënat personale në sistemin e prokurorisë, nëpëmjet së cilës parashikohet edhe detyrimi për nënshkrimin e deklaratës së koficidialiteti nga ana e punonjësve të prokurorisë. Nëpërmjet kësaj deklarate çdo punonjës i prokurorisë merr përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat personale të personave të përfshirë në hetim dhe pranon përgjegjësinë se në rast shkeljeje pranon çdo masë disiplinore të marrë ndaj tij. Krahas kësaj rregulloreje prokurori i përgjithshëm ka nxjerrë edhe një urdhër të posaçëm për përpunimin e informacionit në sistemin e prokurorisë. Nëpërmjet këtij urdhëri çdo informacion përpara se të bëhet publik i nënshtrohet kontrollit nga zyra përkatëse në prokurorinë e përgjithshme duke i kushtuar një vëmendje të posaçme mbrojtjes së të dhënave personale” tha Llalla.Kryeprokurori gjithashtu garantoi se Prokuroria do të vijojë të jetë garant i mbrojtjes së të dhënave personale të të gjithë qytetarëve."Shqipëria është në fazën e forcimit të demokracisë dhe në këtë aspekt detyrim ynë është të mbrojë të dhënat personale të personave të ndryshëm, të shtetasve shqiptarë, për më tepër të të drejtave personale të tyre.  Në këtë aspekt prokuroria shqiptare ka detyrimin e saj ligjor për mbrotjen e këtyre të dhënave dhe do të vijojë të jetë garant i mbrojtjes së të drejtave të njeriut” përfundoi Llalla.Gjithashtu, Prokurori i përgjithshëm falenderoi edhe gazetarët pasi sipas tij tregojnë më shumë përgjegjësi në publikimin e të dhënave personale të personave nën hetim sesa vetë zyrtarët që kanë të drejtë mbrojtjen e tyre.