Berisha: Rama, në shembullin e atit shpirtëror, do të gjitha pushtetet
Duke hequr paralele mes Kryeministrit aktual dhe ish-diktatorit Enver Hoxha, lideri i së djathtës Sali Berisha akuzon Ramën se ne shembullin e atit te tij shpirteror po ozurpon të gjitha pushtetet.Konkretisht ligji për Forcat e Armatosura, sipas Berishës de fakto merr kompetencat qe rrjedhin nga detyra kushtetuese e Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, një akt ky që sipas tij nuk ka ndodhur në 23 vite pluralizëm.Reagimi i plotë i Berishës në fbTe dashur miq, Edvin Rama ne vendosmerine e tij per te marre te gjitha pushtetet, ka hartuar ligjin me te cilin de fakto merr kompetencat qe rrjedhin nga detyra kushtetuese e Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 23 vite ne Shqiperi dhe ne asnje vend te lire.Presidenti i Republikes, si kryetar i shtetit, eshte me Kushtetute Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe ne ushtrim te ketij funksioni ai jep gradat me te larta ne ushtri dhe emron te graduarit prej tij ne funksione drejtuese dhe komanduese si dhe miraton planin e vendosjes te njesive ushtarake te vendit, te cilin e pregatit Shtabi i Pergjithshem.Me ligjin e ri Rama merre per vete te gjitha kometencat qe Presidenti ka ushtruar 23 vite pluralizem per permbushjen e detyres se tij si Komandant i Pergjithshem. Ky eshte nje rikthim drejt te shkuares se zeze.Pas lufte, Enver Hoxha per disa vjet shpali veten sekretar te pare te Komitetit Qendror te PPSH, Kryeminister dhe President te Shqiperise. Me vone, duke ruajtur per vete te gjitha kompetencat e Presidentit, krijoi Presidentin kukull te Presidiumit te Kuvendit Popullor. Ne vitin 91 partite e qendres se djathte te Europes, ne deklaraten e Parisit, cilesuan Enver Hoxhen per barbarite e tij si Hitlerin shqiptar te Pasluftes por edhe sepse Hitleri, pas vdekjes se presidentit gjerman Hindenburg, suprimoi postin e presidentit dhe mori vete kompetencat e tij.Prapa ketij veprimi enverist te Edi Rames perveç etjes per pushtet qendron dhe deshira per te patur ne dore se bashku me Koçon pronat e ushtrise ne brigjet e Jonit dhe Adriatikut per pazare korruptive. Vetem protesta e pergjithshme popullore do te ndale revanshin enverist te Edi Rames!! sb