Debate në Kuvend, Rama: Shifrat për borxhin janë reale; Berisha: Po mashtroni

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ka përplasur në debate të ashpra mazhorancën dhe opozitën.Palët nuk kanë mundur asaj kësaj here ti qëndrojnë strikt pikave të përcaktuara për shqyrtim në rendin e ditës, duke vendosur në qendër të diskutimeve nivelin e borxhit ekonomik në vend dhe policinë e shtetit.Mosgjetja e konsensusit për disa pika të programit të punës së Kuvendit për periudhën 14 prill-23 maj dhe të kalendarit trejavor 14 prill-2 maj të punimeve parlamentare në konferencën e kryetarëve importoi tensione që në nisje të seancës.Opozita lëshoi akuza në drejtim të parlamentit se po shkel Kushtetutën. Nga ana tjetër mazhoranca ftoi deputetët opozitarë të bashkëpunojnë për reformat në vend, për të çuar përpara proçesin e integrimit. Po kështu mazhoranca nuk kurseu as ftesën për të bashkëpunuar për reformën territoriale, në mënyrë që Parlamenti ta miratojë brenda këtij sesioni.Këtë seancë e shfrytëzoi edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të zbutur disi tensionin mes institucionit që ajo drejton dhe Presidencës, duke garantuar Kreun e Shtetit se nuk do shkelen kompetencat e tij në ligjin e ri për Forcat e Armatosura.Duke folur në sallën e kuvendit, kryeministri Edi  Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për borxhin e deklaruar nga qeveria duke theksuar se shifrat janë reale. Ndërkaq ai i ka cilësuar si gënjeshtra akuzat e opozitës për ulje të të ardhurave,duke theksuar e gjatë 6 muajve të qeverisjes ka ulur taksat për 97% të shqiptarëve.“Të ardhurat janë rritur vërtet në 6-mujorin e fundit. Taksat janë ulur, nuk janë rritur siç thoni ju. Shqiptarët e dinë se taksat janë ulur. Konsumi i shtresës së mesme dhe të ulët është rritur. Dhe kjo vjen në sajë të rritjes së fuqisë blerëse. Nga ana tjetër kreditë e këqija i latë në gjendje alarmante. Kreditë e këqija erdhën si rezultat i bllokimit që i bëtë ju ekonomisë. Mirë ne, po si mundet FMN dhe BB të njohin një shifër që nuk qenka reale, siç thoni ju. Jo, ato nuk gabojnë në këtë pikë. Nga ana tjetër flisni për energjinë, e diskutoni, duke pretenduar se keni bërë sukses në këtë sektor. Edhe pse e keni lënë vendin në situatë katastrofike”, tha Rama.Ai i cilësoi si qesharake orvajtjen e opozitës për të zaptuar foltoren e Kuvendit duke theksuar se ajo duhet të kthehet në realitet."Ka kaluar ora 1 dhe jemi akoma në kushtet kur nuk ka filluar seanca e parlamentit. Sot është hera e parë që opozita po bën një përpjekje për të mos folur përçart, përpjekje për t`u inkurajuar ndërkohë që besoj se duhet të gjejnë një rrugë që të mos vazhdojnë të rrijnë mbi rregulloren dhe mbi sensin normal të bashkëjetesës këtu në këtë sallë duke detyruar që opozitën që kap foltoren jashtë çdo norme. Do të ishte e udhës të kishim 60 minutëshin në fillim të seancës që as opozita të mos ndihet në vështirësi për të gjetur rrugë për të kapur foltoren dhe as parlamenti të mos bëhet qesharak për shkak të opozitës.   Ideja që një qeveri bën shumë punë kur bën shumë ligje i takon vendeve ku ligjshmëria është problemi kryesor .Ne nuk jemi këtu për të prodhuar sa më shumë ligje por më shumë ligjshmëri" tha Rama. Berisha: Mashtroni për borxhin e paregjistruarMë herët ish-kryeministri Berisha tha se mazhoranca PS-LSI mashtron me shifrat e publikuara sa i takon borxhit të paregjistruar, apo të ardhurave.“Nëse ka shqiptar që beson se numri i turistëve dhe vizitorëve në muajt korrik, gusht, shtator ka qenë më i ulët se në muajt prill, maj, qershor, statistikat tuaja janë më të besueshmet në botë. Por një njeri me minimumin e intelektit nuk do t’i besojë diçkaje të tillë. Ju po falsifikoni, neve si kundërshtarë vetëm lehtësira na krijoni. Keni mashtruar në mënyrë monstruoze për borxhin e paregjistruar 720 milionë, dhe mbi të ndërtuar piramidën, e quajtët të përligjur nga FMN. Ky është një mashtrim total. Deklaroni se keni të ardhura më shumë. Por nuk është e vërtetë”, tha Berisha.Halimi: Demokracia në udhëkryq, mazhoranca po zapton institucionetAshtu si edhe në seancat e tjera, deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancën se po zapton institucionet. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi, tha se tentativa të tilla po vënë në pikëpyetje demokracinë në vend.“Kalendari i punimeve të kuvendit u miratua në konferencën e kryetarëve pa miratimin e opozitës. Nuk ishte dakort sepse e kemi bërë të qartë shqetësimin madhor, të shkeljes së rëndë të ligjeve dhe të Kushtetutës. Në këtë parlament ne kemi kërkuar prej dy muajsh që parlamenti të anulojë vendimin e datës 20 shkurt që zaptoi institucionin, i cili bën të mundur kontrollin e pasurive të qeveritarëve dhe qeverisë. Ky parlament nuk është në marrëdhënie normale, sepse respektimi i institucioneve është kusht për konsolidimin e tyre, me shtetin e së drejtës dhe demokracisë. Dhe e kundërta sulmi dhe zaptimi i tyre, marrja e të gjitha institucioneve siç po ndodh në këtë vend po e çon në udhëkryq demokracinë”.Kodheli akuza ish- qeverisë Berisha: Keqpërdorët institucionin e PresidencësNdërkaq Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, akuzoi opozitën për shkelje të Kushtetues, dhe keqpërdorim të institucionit të Presidencës, duke u shprehur se qeveria Rama-Meta nuk e ka bërë këtë.“Kur erdha në detyrë si ministre, Shqipëria kishte 4 vjet në NATO, për në dokumentin strategjik lexova “Synimi ynë është të bëhemi anëtarë të NATO-s. Mendoj se ka ardhur koha të nderuar politikanë të reflektoni. Ne po hartojmë një strategji të re të mbrojtjes që duhet të ishte hartuar nga ju sapo vendi i anëtarësua në NATO.Ju në jo pak raste keni shkelur Kushtetutën, dhe keni keqpërdorur institucionin e presidencës. Ju keni prekur përgjegjësitë e presidentit dhe sot na thoni ne. Nuk preket e drejta kushtetuese e presidentit”, tha ministrja Kodheli.Më shumëPr/ligji i FA-së, Kodheli përgjigjet: Nuk do të preket asnjë kompetencë e NishanitRuçi: Të përcaktohet afat për reformën territoriale, miratim brenda sesionitKreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, akuzoi opozitën se po bëhet qëllimisht pengesë në rrugën e reformave, duke shkaktuar situata të paprecedente në 23 vjet histori pluraliste në Kuvendin e Shqipërisë. Ai kërkoi nga opozita të tejkalojë mënyrën e të bërit opozitë me mëllef dhe të angazhohet seriozisht me pjesëmarrjen e saj në proceset reformuese të vendit.“Në 23 vjet nuk kam parë opozitë më të çorientuar dhe më të çoroditur. Akoma nuk keni kuptuar që keni dalë në opozitë. Akoma nuk e keni pranuar që keni dalë në opozitë, akoma nuk keni gjetur objektin e opozitës dhe mbi të gjitha ju ka humbur busulla si opozitë. Vendi ka nevojë për ju dhe ju keni nevojë për veten. Për reformën territoriale le të jetë kjo seancë që të bëjmë një apel të lëmë një afat, ta miratojmë në fund të këtij sesioni parlamentar këtë reformë, në të kundërt kërkoj në emër të mazhorancës që ky vendim që ka marrë ky parlament të hyjë në fuqi deri në korrik” tha Ruçi.