Kakavijë, sekuestrohen 4.2 kg marijuanë, prangoset 1 shqiptar dhe 1 grek

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helene pasi u kapën me 4.2 kg marijuanë.Sipas informacioneve, policia greke në Kakavijë e gjeti lëndën narkotike në një automjet në të cilin udhëtonin  një 24-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende e ditur.Mësohet se droga u gjet e fshehur në rezervën e karburantit të automjetit, ku udhëtonin dy të rinjtë të cilët u arrestuan nga policia greke.Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar vendin e origjinës së drogës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.