Hyn në fuqi amnistia, 900 të dënuar lënë qelitë e burgjeve VIDEO

Dyert e burgjeve janë hapur për 900 të dënuar,të cilët kanë lënë përfundimisht vendin e vuajtjes së dënimit,ndërkohë që ulje të dënimit ka patur edhe për të gjithë të dënuarit e tjerë.Ligji për amnistinë ka hyrë në fuqi sot. Edhe nga burgu 325, në Tiranë anë qelite dhjetra të burgosur, kryesisht gra.Shikohej qartë emocioni në fytyrat e tyre, pas vitesh pritje për të dalë nga aty. Ndërkohë që jashtë i prisnin familjarët e tyre.Por kishte dhe nga ato që nuk i priste njeri dhe nuk dinin nga ta fillonin. Njëra prej të burgosurave nuk e priste askush dhe ishte në kërkim të një mjeti për të shkuar në Korçë.Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se zbatimi i ligjit të aministisë i cili hyri në fuqi sot, ka vijuar normalisht në të gjitha IEVPenale të vendit.Sipas kësaj drejtorie deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kanë lënë qelitë e tyre 710 të burgosur,  nga të cilët:Të dënuar:145 të dënuar nga IEVP Peqin88 të dënuar nga IEVP Korçë, Drenovë82 të dënuar IEVP “Ali Demi” (nga të cilët, 25 gra dhe 57 burra)77 të dënuar nga IEVP Lushnje62 të dënuar nga Fushë- Krujë54 të dënuar dhe të paraburgosur nga IEVP Rrogozhinë54 të dënuar nga IEVP Vaqarr53 të dënuar nga IEVP Lezhë25 të dënuar nga IEVP Burrel23 të mitur nga Instituti i të Miturve Kavajë8 të burgosur nga IEVP Durrës (1 i paraburgosur, 7 të dënuar)4 të dënuar nga IEVP Krujë1 i dënuar nga QSBTë paraburgosur:9 të paraburgosur nga IEVP Vlorë7 të paraburgosur nga IEVP Tepelenë, Bënçë6 të paraburgosur nga IEVP “Jordan Misja”5 të paraburgosur  nga IEVP “Mine Peza”4 të paraburgosur nga IEVP Elbasan3 të paraburgosur  nga IEVP BeratProcesi i lirimit në bazë të ligjit “Për dhënie amnistie” do të vijojë, deri në përfundim të listës së plotë të të dënuarve që përfitojnë lirinë.Sipas ligjit për amnistinë, plotësojnë kriteret për të lënë qelitë, të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31 Dhjetor nëntor 2013.Ja cilët përfitojnë amnisti:a) personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;b) personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;c) personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;ç) personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;d) të dënuarat femra, që në datën 30 nentor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;dh) të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nentor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji;e) të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të kodit penal.Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.Neni 4 i projektligjit ka parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë” që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4 të projektligjit janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë.JA CILËT NUK PËRFITOJNË AMNISTI:Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:a) krime kundër njerëzimit, b) krime kundër jetës, të kryera me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë, c) vepra penale, të kryera me dashje kundër shëndetit; ç) krime seksuale; d) vepra penale kundër lirisë së personit; dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; f) vepra penale kundër mjedisit; g) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; gj) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; h) vepra me qëllime terroriste; i) krime kundër autoritetit të shtetit; j) vepra me qëllime terroriste; k) vepra penale kundër drejtësisë; l) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; ll) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale.Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë. Nga ana tjetër, projektligji, në nenin 5 të tij parashikon se procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2013, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.Më shumëAmnistia, t’ia nisësh nga e para, historitë e grave që lanë sot qelinë VIDEO