Berisha: Sistemi energjitik drejt falimentit. Gjiknuri: Krijove gropën financiare
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare ku priten të miratohen disa projektligje të rëndësishëm. Ashtu si edhe në seancat e tjera, deputetët e opozitës kanë akuzuar mazhorancën se po zapton institucionet.Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se po keqmenaxhon sistemin energjitik në vend ndërsa i ka cilësuar si mashtrime deklaratat e ministrit Gjiknuri se gjatë 8 viteve nuk është investuar në këtë sector.“Do të doja ta filloja fjalën me një përgënjeshtrim. Në seancën e kaluar kreu i ekzekutivit nëpërmjet zëdhënësit të tij për energjinë theksoi se në 8 vite nuk është investuar asnjë qindark, në transmetimin dhe shpërndarjen e enegjisë elektrike. Ky është një mashtrim i radhës, dëshmi flagrante që ju çdo gjë e bazoni në një model të sajuar nga ju vetë që nuk ekziston. Vetëm në sektorin e transmetimit janë investuar në 8 vite jo më pak se 300 milionë euro” tha Berisha.Ai akuzoi qeverinë se po prish kontratat me prodhuesit vendas të energjisë dhe po importon energji me çmim më të shtenjtë."U ndala tek kjo jo për të përgënjeshtruar gënjeshtrën e radhës por sistemi energjitik shqiptar po shkon drejt falimentimit të plotë nga një keqmenaxhim total. Po importohet energji me 1/3 e cmimit më lartë ndërkohë dekurajohen prodhuesit vendas. Ndërkohë prishen kontratat me ndërtues të HEC-ve, ndërkohë që u bëhet luftë e hapur me ata të nilët do të ndërtonin dhe do tu shinsini shtetit me ato cmime që shtetit i intereson, me çmime shumë më të leverditshme sepse po të lexoni raportin e KE-së do të shihni se ai thotë se po katandiset me shpejtësi të madhe bilanci i pagaseve për shkak të rënies në pikiatë të remitancave. Atëherë leverdi kemi të blejmë me lekë këtu apo të blejmë me euro në Europë me të njëjtin çmim? Këro sigurisht ata që duan të vjedhin, ata që duan të marrin me 1/3 më shtrenjtë duke vjedhur ata kanë interes importin dhe jo prodhimin” shtoi ai.Berisha kërkoi që të ndalet revanshi që sipas tij po u bëhet ndërtuesve të HEC-eve. "Kërkoj të ndalet revanshi nga ndërtimi i hidrocentraleve, një revansh primitiv që vret me qindra mijëra vende pune. Tani është koha që të ndërtohen hidrocentrale që këta po i përzëjnë. Po i përzënë vetëm për të vjedhur energjinë nëpërmjet importit të energjisë. Po i përzënë duke rrënuar totalisht sigurinë juridike, një shtet që shkelmon kontratat është një shtet zuzar. Kontratat kanë në vetvete sigurinë e plotë juridike, ajo prishet nëpërmjet proceseve gjyqësore dhe nuk prishet me vendime të ekzekutivit siç bëni ju me data të caktuara" tha ai.Energjia, Berisha: Amnisti për shtresat në nevojë dhe pensionistëtNdërkohë ish-kryeministri kërkoi edhe miratimin e një amnistie për shtresat në nevojë dhe për pensionistët të cilët nuk I paguajnë dot vonesëpagesat e energjisë elektrike."Jam këtu për të propozuar një amnisti të plotë për të gjithë kamatat dhe vonesëpagesat të atyre të cilët janë në ndihmë ekonomike, të atyre të cilët janë në pension. Le të bëjmë një fillim nga zeroja me ta. Unë do të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë për të inkurajuar pagesat por qeveria e ka të qartë se ka qytetarë shqiptar që as sot dhe as pas 15 vjetësh nuk mund të paguajnë” tha ai.Replika GjiknuriMenjëreherë ka reaguar ministri i energjitikës Damian Gjiknuri i cili ka akuzuar Berishën se nuk ka investuar në shpërndarje.
"Si ai njeriu që kthehet gjithmonë tek vendi i krimit që përmend sukeset e tij për ato të këqëija që ka bërë dhe fërkon barkun dhe këtu i referohet sektorit energjitike. E para tha një gënjeshtër të madhe që përzjeu probleme të ndryshme. Nuk tha njeri që nuk është investuar në sistemin e transmetimit të energjisë. Nuk është investuar në shpërndarje për 8 vjet dhe kjo dihet. Asnjë lekë nuk është investuar, përkundrazi i vetmi investim që u bë u krijua gropa e madhe financiare me atë privatizimin e dështuar që bëre dhe që koston po vazhdojmë ta paguajmë shumë rëndë për shkak të papërgjegjshmërisë".