Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Ardian Prrenjasin, "monstrën" e Laprakës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar me 25 vjet burg për Ardian Prrenjasin i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë.Ndërsa ka dyshime se ai është vrasësi i Julian Çelës, pas pranimit të këtij krimi nga ai.Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka dhënë pretencën për Ardjan Prrenjasin në lidhje me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të 10-vjeçarit, ndërsa për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 11-vjeçarit Julian Çela, hetimet do të vazhdojnë.Pas arrestimit nga policia e Tiranës ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të vogëlushit 11-vjeçar. Ai pohoi para hetueseve se pas vrasjes e kishte hedhur trupin e Julianit në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.Por 8 muaj pas këtyre deklarimeve, Prrenjasi mohon një gjë të tillë. Ai doli me një version të ri përpara prokurorëve të çështjes, duke pretenduar se i ka bërë këto deklarime nga frika,dhuna dhe presioni.Julian Çela është shpallur i humbur që prej 30 dhjetorit të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë disa versione janë ngritur për zhdukjen e tij. Pas deklaratave të monstrës se ai e kishte vrarë, ato kanë filluar të zbehen pasi Prokuroria ende nuk ka një prove që e lidh Prrenjasin me 11-vjeçarin.Ndërsa një vëmendje e veçante po i kushtohet nga Prokuroria pistës tjetër, asaj të trafikimit jashtë kufinjve të vendit, por deri tani ende nuk asnjë fakt konkret për këtë.