Ja si u torturua Ilia Kareli në burgun grek, VIDEOJA DOKUMENTUESE

Mediat greke publikojnë pamje të tjera shokuese që vërtetojnë torturat çnjerëzore që janë ushtruar mbi të burgosurin shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas."Kathimerini.gr" publikloi sot një video gati 5 minuta ku dokumentohet nga momenti kur Ilia Kareli sillet në burgun e Nigritas deri në vdekjen e tij në qelinë ngjitur me dhomën frigorifer ku iu ushtruan torturat.Detaj i ri nga kjo video zbulohet se Ilia Kareli është torturar edhe në burgun e Malandrinos ku vrau gardianin.Duket qartë trupi gjithë hematoma nga dhuna e madhe dhe duken shenjat e djegies në dorë.Pas torturave Ilia Kareli dërgohet në qelinë, ngjitur me dhomën e frigoriferit ku dhe u la të vdiste. Zemra e Karelit pushoi së rrahuri më 27 mars 2014Pamjet filmike janë siguruar nga një material filmik prej 20 orësh që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut të Nigritas.Kamerat ishin vendosur në pozicione të ndryshme. Njëra në oborr, në momentin kur makina e policisë sjell të burgosurin në burg. E dyta në hyrjen qëndrore të burgut në korridorin pikërisht jashtë dhomës së frigoriferit. Dhe e fundit brenda në qelinë ku Ilia Kareli vdiq pas torturave që zgjatën më shumë se 2 orë.(Videoja shoqërohet me titra sqaruese në gjuhën greke. Ora News i ka përkthyer në gjuhën shqipe)Çfarë ndodh me Ilia Karelin-Ilia Kareli zbret nga makina.-Në hyrjen e portës së burgut Nigrita e presin mbi 10 punonjës të burgut, ndërsa në korridor është vetëm një punonjës. Ky i fundit tregon një urrejtje ndaj Karelit. Në këtë kohë ndërhyn drejtori i cili i bërtet dhe i jep urdhra.-I bëjnë foton e parë të Karelit.-Karelin e fusin në qelinë frigorifer, në fillim të koridorit derisa të bëhet gati një qeli ku do të qëndrojë.-Drejtori vazhdon t'i kërkojë fotografit që të vazhdojë të bëjë foto të tjera.-Fotografi e drejton aparatin nga qelia frigorifer.-Në fotografi duken shenjat e dhunës të cilat vërtetojnë se mbi Karelin është ushtruar dhunë e rëndë përpara se të hynte në burgun Nigrita.-Duken punonjësit që ishin në shërbim atë ditë, por duken edhe të tjerë të cilët ishin jashtë shërbimit. Ndodhen aty sepse ishin thirrur pikërisht përmbërritjen e Karelit. Ata sillen nëpër koridor me shumë kuriozitet.-Disa prej tyre futen brenda në qelinë frigorifer, ku ndodhet Kareli përkohësisht.-Në të njëjtin moment drejtori I burgut duket që vazhdon të qëndrojë në fund të korridorit, ku bisedon me njërin prej gardianëve.Menjëherë pas kësaj drejtori largohet-Kamera kap një gardian i cili i bën me shenjë shokëve të tij-Dera në fund të korridorit mbyllet dhe të paktën 8 gardianë duket që hyjnë brenda në qelinë frigorifer, ku ndodhet akoma Kareli.-Sipas deklaratave të zyrtarëve të ministrisë së Brendshme të cilët morën në pyetje gardianët ata filluan të ushtronin dhunë mbi Karelin me grushta, shqelma dhe me përdorimin e një litari të trashë-Ndërkohë kamera në qelinë frigorifer nuk ka.-Gardiani i cili ndodhet në corridor duket që nuk është dakord dhe deri tani nuk dihet për çfarë konkretisht nuk ishte dakord me kolegët e tij.-Ndërkohë një teknik duket duke bërë gati qelinë e dytë ku do të zhvendoset Kareli-Pas 35 minutash drejtori zbret sërish në korridor. Duket që po u flet gardianëve duke treguar me dorë nga qelia friforifer, në të cilë ndodhet Ilia Kareli. -Sipas të dhënave nga zyrtarët e ministrisë së Brendshme në këtë pikë drejtori ka kuptuar që është ushtruar dhunë mbi të burgosurin dhe u thotë: Kush është trim të vejë dhe ta qëllojë por t'a pranojë që e qëlloi.-Disa minuta më pas drejtori duket që ka një bisedë shumë të fortë me shefin e gardianëve. Menjëherë më pas drejtori ikën përsëri nga korridori.pas dy orësh qelia ku do të vendosej Kareli bëhet gati.-Karelin tashmë të dërrmuar dhe pothuajse gjysmë të zhveshur e marrin dhe e çojnë në qelinë tjetër në gjëndje shumë më të rëndë sesa në momentin kur hyri në burg. E fusin në qeli.-Brenda në qeli Kareli u kërkon gardianëve t'ia kalojnë prangat përpara.-Në 7.25 i çojnë ushqim-Pas 4 orësh dy gardianë vënë re se Kareli tashmë nuk lëviz më. Pak më vonë mbërrin ambulanca e cila vërteton vdekjen e Karelit.Nga Nevila Zhupa Më shumë*Imazhet tronditëse të torturave ndaj Ilia Karelit në burgun e Nigritas FOTO/VIDEO *Gjithçka çfarë ndodhi me Ilia Karelin, nga momenti i vrasjes së gardianit