INUK i prish shtëpinë, jeta nën plastmas e nënës me kancer dhe familjes së saj FOTO VIDEO
Brenda mbulojës me plastmas , ku gjatë ditës temperaturat shkojnë mbi 30 gradë ndërsa në darkë era hyn nga të katër anët, jeton Shpresa Drazhi, nëna e dy fëmijëve e cila është e diagnostikuar me një tumor të pashërueshëm.Serumi me qetësues për t'i lehtësuar sadopak dhimbjet e trupit është varur në hekurat e mbetura nga rrënojat e shtëpisë së saj.Por, për shpirtin, Shpresa nuk ka qetësues. Nuk ka ilaç për të qetësuar zemrën e nënës e cila një javë më parë nga krevati, pa Inspektoriatin Ndërtimor të Elbasanit t'i vendoste skrapin për të shkatërruar shtëpinë e ngritur me mundim.Historia e familjes së Haxhi Drazhit, në periferi të Elbasanit është trajtuar mbrëmë në emisionin "Alarm" të Ora News."Po u erdhi keq për mua le të vijnë të më ndihmojnë, ndryshe do të vdes këtu," thotë për mikrofonin e "Alarm" gruaja, e cila është nxjerrë nga spitali për të kaluar ditët e fundit të jetës pranë familjes, nën efektin e qetësuesve.
(Ne foto: Ambientet ku jeton Shpresa Drazhi, serumi dhe tavolina ku janë ilaçet)Drazhi 4 vite në pritje të legalizimitEmisioni "Alarm" i Ora News përcolli mbrëmë historinë familjes Drazhi, dhe dosjes së tjetërsuar legalizimi e cila nis në vitin 2010.Haxhi Drazhi , kryefamiljari i kësaj familje rrëfeu se pas aplikimit për legalizim me numrin e dosjes së tij, në gazetë shpallet një tjetër emër.Menjëherë pas përballjes me këtë fakt, ai denoncon asaj kohe përmes një mesazhi drejtuar kryeministrit.Pas justifikimit me faktin se ishte bërë një ngatërrese dhe do të merrej çdo masë për rregullimin e saj nga ana e ALUIZNI-t Elbasan, dosja përjashtohet nga legalizimi me arsyen se kjo familje ishte shpronësuar njëherë për këtë tokë nga projekti i zgjerimit të unazës së Elbasanit.Por në lidhje me këtë pikë denoncuesi jep një tjetër fakt."Ne kishim ndërtuar shtëpitë. Kishim tapinë 7501 dhënë nga komuna Labinot Fushë dhe ndërtuam shtëpinë. Kaloi aksi rrugor. U shpronësuam për pjesën që zuri rruga. Unë u kompensova për 603 metra katror tokë, nga 1 mijë metra që kisha, plus 93 metra katror objekt banimi. Në pjesën që ngeli, pra gati 300 metra katror ndërtuam shtëpinë. " tregon Haxhi DrazhiShtëpia e dytë e ngritur me mundim nga Haxhiu kthehet sërish në një rrënojë. Ndërtesa ishte ndërtuar pranë rrugës , por mbi një pronë shtet.
(Ne foto: Haxhi Drazhi, shtëpia prej plastmasi e ndërtuar pas shembjes së banesës)INUK prish shtëpinë e dytëMe ndryshimin e kahut politik menjëherë vjen goditja. Një vendim i këshillit të Qarkut Elbasan , më konkretisht ai me nr.127 dt 06.01.2014 penalizon në mënyrë selektive , këtë familje, duke u nisur nga ankesa e biznesmeni, fqinj me familjen Drazhi. Biznesmeni fqinj me familjen Drazhi, zhvillon aktivitetin e tij pranë rrënojave të mbetura tashmë nga kjo banesë, pas prishjes së saj nga ana e Inspektoriatit ndërtimor të qarkut të Elbasanit. Ai nuk zotëron asnjë dokument pronësie apo edhe marrje me qera të tokës mbi të cilën kjo familje kishte ndërtuar banesën e saj.Jeta në shtëpinë prej plastmasiTashmë Haxhiu, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët jetojnë në shtëpinë plastmasi të ngritur mbi rrënojat e banesës.Brenda mbulojes me plastmas , ku gjatë ditës temperaturat shkojnë mbi 30 gradë ndërsa në darkë era hyn nga të katër anët, jeton dhe Shpresa e cila e diagnostikuar me një tumor të pashërueshëm është nxjerrë nga spitali për të kaluar ditët e fundit të jetës së saj pranë familjes nën efektin e morfinës."Jam e sëmurë, me dhimbje e qetësues. Isha në spitalin Onkologjik në Tiranë ku bëra 6 muaj kimio e dy muaj rreze. I thanë burrit çoje në shtëpi se nuk kemi çfarë t'i bëjmë më kësaj. Kur më thanë që do të prishet shtëpia, policia më nxorri me krevat në mes të diellit. Po u erdhi keq për mua le të vijnë të më ndihmojnë, ndryshe do të vdes këtu" thotë ShpresaMeraku i Shpresës për librat e fëmijëveMegjithë dhimbjen e madhe fizike për shkak të sëmundjes së rëndë, Shpresa 46 vjeçare merakun e ka tek librat e fëmijëve të cilat i ka lagur shiu. "Shikoni librat e fëmijëve lagen nga shiu, thotë ajo për mikrofonin e gazetares Arjana Loçe.Komuna ngre supet lart: S'kemi ç`të bëjmëI pyetur në lidhje me këtë alarm , përfaqësuesi i komunës Labinot- Fushë thotë se komuna është e pafuqishme , përballë një situate të tillë, arbitrariteti e arrogance , ku humanizmi nuk egziston. Problemet e saj financiare shtohen gjithashtu pasi prej tre vjetësh në këtë komunë forcat e kundërta politike bllokojnë miratimin e buxhetit nga i cili mund të përfitontë diçka edhe kjo familje.(Video e emisionit "Alarm")(Shikoni emisionin e plotë "Alarm")Suela Gera