Reforma në FA, Alibeaj: Halli i qeverisë tek pronat e ushtrisë, letrat e Tahirit lojë politike VIDEO

Mazhoranca qeverisëse ka nisur një luftë politike ndaj institucionit të Presidentit, përmes të cilës synon të godasë të gjithë institucinet e pavarura. Kështu konstaton ish-Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa kalon në skaner konfliktin mes ekzekutivit dhe Presidencës.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit, Patrik Sadikaj, Alibeaj foli dhe për reformën në Forcat e Armatosura që sipas tij ka vetëm një qëllim, marrjen e kompetencës së administrimit të pronave të ushtrisë dhe denigrimin e figurës së Presidentit. Në këtë kontekst, Alibeaj vlerëson se kësaj nisme duhet ti vihet fre një orë e më parë.Ndërkaq referuar letrave publike të Ministrit Tahiri adresuar Presidentit Nishani, ish-deputeti i legjislaturës së fundit të Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo është një lojë politike për t’ia faturuar përgjegjësinë e problematikës në sistemin e drejtësisë, Presidentit të Republikës.Qeveria po godet institucionin e Presidentit, duhet diskutim ligjorFasada, të paktën edhe për këtë lëvizje ligjore apo dhe më parë është e zhveshur me një lëvizje ligjore, ajo që e përcakton është brenda edhe e këtyre reformave. Për të parë se cila është qasja e mazhorancës, apo pozicionet respektive si të mazhorancës nga njëra anë dhe Presidnetit nga ana tjetër, do duhet të analizojmë gjithë trajektoren sëpaku nga 23 qershori e këtej. Ky nuk është rasti i vetëm, janë një sërë e sërë aktesh që nga ato simbolike që tregojnë qasjen e mazhorances në raport jo vetëm me Presidentin, por dhe institucionet e tjera të pavarura. Nëse ka të strukturuar një strategji për të goditur të gjitha këto institucione të pavarura, e mira është të godasësh atë që është garanti, Presidenti i Republikës.Ky është i fundit akt që vazhdon me të njëjtin intesitet si aktet e tjera, kujtojmë dërmimin kushtetues që ju dha kompetencave të Presidentit me goditjen ILDKP-së, goditjet e herëpashershme të sistemit gjyqësor, është bërë rutinë tashmë dhe e fundit është historia e ndryshimit të ligjit për FA. Shpesh herë është lënë si pjesë e kompetencave të Presidentit pak në hije. Por kjo nuk është më pak e rëndësishme. Ajo që mediat kanë bërë të ditur mbi këtë ndryshim ligjor, duket se është orientim i saktë për ti hequr kompetenecat jo vetëm ato simbolike Presidentit të Republikës në lidhje me atë sektor kaq të rëndësishëm siç janë FA-të, që jo thjesht prej traditës parlamentare të këtij vendi njohin, kanë pasur dhe duhet të kenë si qendër të tyre figurën e Presidenciale. Presidentit të Republikës më së pari i është hequr e drejta për të emëruar në postet e larta të FA, atë që është zinxhiri drejtues, jo komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por nivelet e dyta. Në fakt Kushtetuta është e qartë, para çdo lloj diskutimi politik është mirë të bëhet një lloj diskutimi ligjor dhe kushtetues. Ligjërisht është e hapur një goditje e qartë ndaj kompetencaveUnë mund ta parashtroj dhe kushdo mund të nxjerrë konkluzione. Kushtetuta në lidhje me këtë kompetencë Presidenciale parashikon dy pasazhe, një në nenin 92 pika d të Kushtetutës ku thuhet se Presidenti është ai që jep gradat më të larta ushtarake dhe kuptohet çështja e gradave përcakton dhe hierkarkinë, është ai që përcakton dhe jep gradat. Në ligj është ndjekur logjika që sipas gradës përcaktohet dhe pozicioni administrativ. Ka dhe një pasazh akoma më të qartë, në nenin numër 169 të Kushtetutës përcaktohen tre gjëra të rëndësishme që cënohen nga ky ndryshim ligjor. Së pari është Presidenti i Republikës që propozon dhe emëron Komandantin e Forcave të Armatosura. Edhe komandantët e forcave detare, tokësore dhe ajrore emërohen me propozim të Ministrit të Mbrojtjes por në fjalë të fundit është Presidenti që i emëron. E treta, është që varësia dhe ky term kushtetues është thelbi i diskutimit, varësia përcaktohet me ligj. Kushtetuta përmend termin varësi, varësia ndaj institucioneve kushtetuese, institucioni kushtetues qëndror ku qendërzohet e gjithë piramida e Forcave të Armatosuara është Presidenti i Republikës dhe varësia do duhet të jetë tek ai. Çdo lloj ndërhyrje që shkëput njërën apo tjetrën nga këtody indikatorë është ndërhyrje e fortë nën kompetencat e Presidentit. Deri më tani teksti ligjor që ka rregulluar çështjen e FA, i bërë që në 2004, ka qenë i tillë që ka kaluar disa filtra brenda vendit, madje edhe ndërkombëtar. Çdo ndërhyrje shkon përballë dhe godet këto standarde. Shteti qëndron në këmbë në bazë të traditës dhe besimit. Ligjërisht është e hapur një goditje e qartë ndaj kompetencave kushtetuese të Presidentit.Qëllimi i qeverisë jo reforma, por marrja e pronave të ushtrisëTani kalojmë tek pjesa më e rëndësishme, pse ndodh, cilat janë arsyet, ka një merak kaq të madh që ndoshta do të duhet të bëhet një reformë kaq e rëndësishme në FA? Në fakt ajo çfarë ka kaluar paksa nën zë është se përveç kompetencave të Presidentit në emërimin e tyre shumë të rëndësishme, është dhe një tjetër kompetencë që ka të bëjë me të drejtën e Presidentit që në analizë të fundit përcakton që një apo disa prona apo pasuri të administruara prej FA të mund ti nxjerrë jashtë kësaj të drejtë dhe ti nxjerrë në qarkullim civil. Pra kush e ka të drejtën që këto prona të ushtrisë ti shesë? Deri tani kjo barrë ka qenë mbi Presidentin, që për kompetencat e veta apo interesat e tij ka një tendencë për të ruajtur edhe këto kompenente të autonomisë së Forcave të Armatosura, të drejtën për të pasur pronë të tyre në funksion edhe të organizimit të FA.Gjithmonë ka qenë e diskutuar historia e pronave të FA, jo vetëm të ish-opozitës. Edhe në rastin e fundit të selisë aktuale të PD, kali i betejës së tyre ishte se është shkelur Kushtetuta për shkak se një pronë e ushtrisë u dha për administrim civil për një parti politike. Ndërkohë sot kjo e drejtë po i merret Presidentit dhe po i jepet Kryeministrit, që do të thotë Kryeministri kushdoqoftë ai, të gjitha këto prona të ushtrisë, ato që konsiderohen brenda planit të përhapjes, statusi juridik në këtë rast, qarku do jetë i shkurtër. Propozimet bëhet nga Ministri i Mbrojtjes, vendimi përfundimtar merret nga Kryeministri dhe pronat e ushtrisë do shiten. Edhe duke analizuar banalitetin që bashkëshoqëron këtë lloj psikoze politike të mazhorancës është e thejshtë të kuptohet se interesi i vërtetë i kësaj reforme për FA është ky, bashkë me tendencën diabolike për të delegjitimuar Presidentin e Republikës. Të gjitha këto e bëjnë ligjin, lëvizjen politike të atakueshme, që çdokush që i cili ka mjetet apo instrumentat për tu bërë ballë këtyre reformave puerile duhet tu vërë fre një orë e më parë këtyre. Ka ndodhur që dhe qasja e Presidentit ka qenë e matur, e pjekur në një kohë para se të kalojë në parlament, nuk e di nëse ka kaluar në Këshillin e Ministrave, tashmë terri informativ është ai që bën lëvizjet qeveritare, por që në momentet pa kaluar në këto hallka të ndërgjegjësohet publiku, aktorët e shoqërisë civile, media, por dhe forcat politike që kjo është një lëvizje që duhet ndërprerë në këtë moment.Letrat e Tahirit, lojë politike për ti faturuar Presidentit përgjegjësinë për drejtësinëNuk ka qenë dëgjuar ndonjëherë që një Ministër, jo ai i Drejtësisë, i një qeverie, pjesë e kabinetit qeveritar, një vartës i Kryeministrit të demostrojë mosnjohje të ligjit dhe këtu jam duke i dhënë edhe kredo politike. Po marr rastin më pak diabolik të mundshëm që Ministri iB endshëm nuk e njeh ligjin, këtu nuk është se ka ndonjë të pavërtetë. Kjo lëvizje mbi të gjitha duhet parë jo thjesht se nuk e di ligjin, ligjin e di fare qartë. I vetmi aktor prej ekzekutivi , pjestar i KLD-së, organi i cili ka të drejtë të shqyrtojë ankesat e karakterit disiplinor ndaj gjyqtarëve është KLD, I vetmi anëtar që ka të drejtën sipas ligjit për ta iniciuar këtë motor që do vendosë KLD për të shqyrtuar këto ankesa është Ministri i Drejtësisë, përfaqësuesi dok i ekzekutivit. Të dalë Minsitri i Brendshëm me letra publike, fletërrufe të tilla, nuk është gjë tjetër veçse një anashkalim edhe i dinjitetit institucional të Ministrit të Drejtësisë, së dyti tregim i një kaosi të vërtetë që mbisundon brenda kabinetit qeveritar dhe më e rënda është se gjithë lëvizja është për të provokuar Presidentin e Republikës. Po të lexosh nën rreshta letrën publike të Tahirit nuk është thjesht meraku i madh që ka ndaj vendimeve të një gjyqtari, ato kontrollohen brenda sistemit, s’ka të drejtë të kontrollojë as Ministri i Drejtësisë, as KLD sesa drejt është zbatuar ligji, procedurën po, përmbajtjen e vendimit jo, kontrollohen brenda sistemit të drejtësisë, gjykata e apelit, gykata e lartë dhe këtu mbyllet historia. Letra drejtuar nga zoti.Tahiri tek Presidenti ka një qëllim tjetër, duket se kërkon të krijojë në publik që përgjegjësinë e madhe të vetme, eksluzive për mbarëvajtjen ose jo të sistemit të drejtësisë dhe dihet që sistemi i drejtësisë nuk është se ka performancën më të mirë, t’ja faturojë Presidentit, duke e provokuar atë duke thënë: Ja se çfarë bëjnë gjyqtarët e tu! Ky është leximi nën rreshta që i bëhet kësaj letre. Ja se cili është prodhimi i qënies tënde si President, ja se çfarë je duke bërë ti President i Republikës duke mos reaguar aty. Në fakt Presidenti është vetëm një anëtar i KLD, nuk është ai madje figura, silueta institucionale që mund të vendosë në lëvizje motorin e shqyrtimit të ankesave të gjyqtare, kur vendi është për të qenë një shqyrtim i tillë, është Minisitri i Drejtësië.Kjo është në vazhdën e provokimeve politike, të sulmeve dhe turbullirës politike që kërkon të vendosë ekzekutivi ndaj institucioneve të pavarura. Për një Ministër i Brendshëm i lexuar, me njohuri minimale të ligjit, ajo çfarë duhet të bënte nëse do kishte merak për performancën e gjyqtarëve në mënyrë të heshtur sepse ka dhe përgjegjësi politike, impakti rëndon edhe në veshin e publikur , ul besimin e tyre.Një sjellje e përulur e ekzekutivit do të ishte një korrespondencë e fshehur me Ministrin e Drejtësisë, duke i shprehur merakun e tij, Ministri i Drejtësië jo duke i rënë tam tameve që të fillonte procedurat dhe duke i bërë publike, por ti bënte realisht dhe gjithë materiali nëse do vlerësohet se do kishte shkelje eventuale proceduriale t’ia paraqiste KLD, kështu funskionon shteti. Ruhet publiku, ruhet besimi ndaj gjyqtarëve, funksionon mekanizmi kushtetues dhe ligjor dhe shkohet në këtë mënyrë të qartë edhe tek ndëshkimi i gjyqtarëve kur vendi është. Duke provokuar politikisht fillon dhe krijohet një lloj antikorpi në mbrojte edhe të gjyqtarëve kur vendi është për të mos i mbrojtur, pra krijon efekt të kundërt.Reagimi i Nishanit, detyrim për të sqaruar opinionin publikPresidenti i Republikës përveçse anëtar i KLD, figura e cila emëron gjyqtarët, ka sigurisht dhe një lloj sfomature politike. Për të balancuar të dyja anët ndoshta është ndodhur në kushtet që sëpaku për të informuar publikun, të kuptojë si qëndron e vërteta. Duhet parë vetëm në këtë këndveshtrim. Ai ka dhe një barrë tjetër. Sulmet ndaj gjyqësorit për shumë dëme që kanë krijuar kanë dhe një impakt të shumëfishtë, sistemi gjyqësor duke qenë se nuk është piramidal nuk u lejohet me ligj të futen në diskutime publike.Duke qenë se një kurator i interesave të sitemit duhet të jetë Presidenti, duke ruajtur gjithmonë autonominë psikologjike të këtij sistemi, i del barra që në emër të vet, por për llogari të sistemit të drejtësisë të jetë ai që jep një përgjigje institucionale jo me nota politike, siç edhe ai ka bërë.