Pr/ligji i FA-së, Kodheli përgjigjet: Nuk do të preket asnjë kompetencë e Nishanit
Nga foltorja e Kuvendit Ministrja e Mbrojtjes i ktheu përgjigje sot presidentit Bujar Nishani se me ndryshimet në pr/ligjin e ri për Forcat e Armatosura nuk do të cënohen kompetencat e kreut të shtetit.Madje Kodheli duke iu referuar akuzave të opozitës, u shpreh se është kjo e fundit e cila në kohën e qeverisjes ka keqpërdorur institucionin e Presidencës si dhe ka çuar buzë greminës ushtrinë dhe shtetin.Ja fjala e plotë e Kodhelit në Kuvend"Kur mora detyrën si Ministre e Mbrojtjes Shqipëria kishte 4 vjet në NATO, por në dokumentin strategjisë kombëtare lexova "Synimi ynë është të bëhemi anëtarë të NATO-s.A nuk mjafton kaq miq të shtrenjtë opozitarë të kaloni një herë përmes një reflektimi të thellë. Ne në 6 muaj i kemi kthyer uniformës së gjelbër dinjitetin e rrënuar dhe kemi ngritur besimin shumë të lëkundur të partnerëve tanë tek aftësia politike e këtij vendi për të qenë denjësisht në NATO.Ne që gjetën shtetin e ushtrinë në buzë të greminës për shkak të borxheve dhe vjedhjeve dhe brenda 6 muajsh po hartojmë një strategji të re të mbrojtjes që duhej të ishte hartuar nga ju sapo vendi hyri në NATO.Ne që kthyem dinjitetin e rrënuar edhe institucionit të Presidentit ku u mblodh për herë të parë pas 10 vitesh edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtarë të cilit pushteti juaj i dha dërmën më të pashembullt në histori duke e bojkotuar vetëm për shkaqet politike.Ju rikujtoj kërkesat e dëshpëruara të presidentit Topi për të mbledhur këtë këshill dhe mos denjimin tuaj jo vetëm për të respektuar Presidentin por as për të kthyer përgjgije. Jo vetëm kaq por ju kujtoj një kërkesë të zëvendës shefit të një viti më parë, që kërkonte me ngulm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ju kujtoj vrapin tuaj për të mos lënë as postierin që kërkesa të mos shkonte as në kryeministri dhe as në presidencë.Për çfarë kompetencash të Presidentit ankoheni ju që nuk e keni marrë vesh as për 8 vite në pushtet dhe as për 5 vite në NATO se rishikimi I strategjisë së mbrotjes dokumenti i hartuar prej jush është bashkëpunim i ngushtë i NATO-s me zyrën e sekretarit të Mbrojtjes së Departamentin Amerikan të ShtetitSi mundet që partnerët tanë strategjikë me të cilët po e shkruajmë strategjinë të na mbështesin për të vrarë Kushtetutën madje dhe vetë Republikën. Me keqardhje mund t'ju them se sa më shumë flisni kështu sa më gjatë ta reflektoni.Asnjë përgjegjësi kushtetuese e Presidentit të Republikës nuk do të preket as edhe një e vetme. Hapeni Kushtetutën dhe lexoni nenin 92 b, neni 169 .Por ndërkohë unë ju kujtoj për disa shkelje që ju i keni bërë qoftë Kushtetutës, 18 herë qoftë edhe instituciontit të Presidentit.VKM e tjetërsimit të Spitalit Ushtarak mban datën prag krishtlindejeve 2012. Dekreti për t'i ardhur mbrapa kësaj VKM mban datën 22 prill 2013.Ka dhe një më shumë se kaq. Megjithëse ishte shkruar në dokumentin e rishikimit strategjik vlerësuar se SHQUP ishte një ndër asetet themelore të burimeve të mbrotjes madje kishit harxhuar 250 mijë euro vetëm për projektin, para që ministri tha se PD do ia kthente qeverisë Më 13 gusht ish ministri Imami kërkoi mendim nga shefi i shtabit. 14 gusht shefi jep përgjigje negative. 15 gusht del dekreti. 16 gusht zbardhet VKM I marrë ditë më parë.Ky është keqpërdorimi. Një nga keqpërdorimet që i keni bërë institucionit të Presidentit që ju ka ardhur nga mbrapa pasi ju keni marrë vendimin ndërkohë që duhej të ishte e kundërta.Nuk ka asgjë për të shpikur por vetëm për të përshtatur pa humbur kohë kërkesat që NATO kërkon ndaj nesh."