Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes ZQRPP dhe TAP për gazesjellësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2014, 13:59
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Zyrës Qëndrore së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe TAP. Marrëveshja u firmos mes kryeregjistruesit Ilirjan Muho dhe drejtorit të TAP për vendin tone, Shkëlqim Bozgo.ZQRPP do t'i ofrojë TAP informacione të përditësuara mbi pronësinë e tokës se ku do të kalojë gazsjellësi. Zyrës Qëndrore së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe TAP do të bashkëpunojnë dhe për regjistrimin fillestar të dy zonave kadastrale ku kalon gazsjellësi.