Lehtësohen procedurat e rimbursimit të TVSH për eksportuesit

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme VKM-në “Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për eksportuesit për qëllim të rimbursimit të TVSH-së”.Me propozim te Ministrisë së Financave, në adresim të kërkesave të fasonistëve dhe të gjithë eksportuesve të tjerë, Këshilli i Ministrave miratoi sot VKM-në për kategoritë e eksportuesve, të cilët rimbursimin e TVSH, ose e marrin automatikisht, me paraqitjen e kërkesës, ose e marrin brenda 30 ditëve.Ky afat është sa gjysma e kohës që u jepet tatimpaguesve të tjerë, për të cilët koha e rimbursimit është 60 ditë. Vendimi i kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.Vendimi i kaluar në mbledhjen e Këshillit të MinistravePËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE PËR EKSPORTUESIT PËR QËLLIM TË RIMBURSIMIT TË TVSH-SËNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 4 e 5, te nenit 50, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Përcaktimin, si eksportues për qëllime të rimbursimit të TVSH-së, të personit të tatueshëm:a) që eksporton sipas kuptimit të neneve 181 dhe 182, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”;b) nëse vlera e eksporteve të bëra në periudhën/at tatimore, për të cilën/at kërkohet rimbursim, përbën më shumë se 60% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet;c) nëse ka tepricë kreditore që tejkalon shumën 400 000 (katërqind mijë) lekë.2. a) Eksportues me risk zero është personi i tatueshëm eksportues, sipas pikës 1, që plotëson kushtet e mëposhtme:i. Vlera e eksporteve të bëra në periudhën/at tatimore, për të cilën/at kërkohet rimbursim, përbën 100% të vlerës së përgjithshme të shitjeve;ii. Ka aktivitet eksportues mbi dy vjet;iii. Paraqet si dokument prove të kryerjes së eksportit deklaratën doganore të eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë;iv. Nuk ka detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.b) Për personat e tatueshëm, të klasifikuar me risk zero sipas kësaj pike, miratimi i rimbursimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore bëhet pavarësisht nga kontrolli tatimor, i cili mund të kryhet në çdo moment, sipas planifikimit për kontroll. Procedura e rimbursimit kryhet sipas përcaktimeve të bëra në nenin 50, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, dhe të udhëzimit nr.17, datë 13.5.2008, të ministrit të Financave, “Për TVSH-në”, të ndryshuar.3. Eksportuesi, që nuk plotëson kushtet e pikës 2, të këtij vendimi, rimbursohet për TVSH-në brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin nr.17, datë 13.5.2008, të ministrit të Financave, “Për TVSH-në”, të ndryshuar.4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.Si trajtohej dhe çfarë ndryshon konkretisht?Neni 50, “Rimbursimet” te ligji nr. 7928, datë 27.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, ka përcaktuar në pikën 4 dhe 5 të tij, se:4. Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur teprica e tyre tejkalon shumën 400.000 (katërqindmijë) lekë. Organet tatimore bëjnë rimbursimin e tepricës kreditore të TVSH-së për këtë kategori tatimpaguesish, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.5. Këshilli i Ministrave përcakton kategorinë e eksportuesve të përmendur në pikën 4 të këtij neni.Deri më sot nuk kishte një Vendim të Këshillit të Ministrave që të përcaktonte kategorinë e eksportuesve, për efekt të procedurës së rimbursimit të TVSH-së. Të tilla përcaktime janë bërë në Udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 17, datë 27.04.1995 “Për TVSH-në”, të ndryshuar.Për këtë arsye, projektvendimi i paraqitur për miratim plotëson këtë vakuum nënligjor.Konkretisht, në pikën 1 të projektvendimit përcaktohet se cilët tatimpagues do të konsiderohet eksportues në kuptim të nenin 50 të ligjit.Propozohet që të konsiderohet eksportues, çdo tatimpagues i cili plotëson tre kushte:a. Eksporton sipas kuptimit të nenit 181 dhe 182 të Kodit Doganor të RSH;b. Vlera e eksporteve të bëra në periudhën(-at) tatimore për të cilën(-at) kërkohet rimbursim, përbën më shumë se 60% të vlerës totale të shitjeve përfshirë eksportet;c. Ka tepricë kreditore që tejkalon shumën 400.000 lekë.Plotësimi i këtyre tre kushteve për një tatimpagues-eksportues e qartëson dhe e dallon atë nga kategoria tjetër e tatimpaguesve, të cilëve kontrolli dhe verifikimi i tepricës kreditore iu bëhet brenda 60 ditëve.Për efekt të procedurës së rimbursimit të TVSH-së, kjo kategori eksportuesish, propozohet të ndahet në një nën kategori tjetër - eksportues me risk zero, të cilëve, kërkesat për rimbursim TVSH-je të të cilëve, mund të procedohen pa qenë nevoja e kontrollit të vend. Për këtë arsye, pika 2 e projektvendimit përcakton kushtet që duhet të plotësoj një eksportues sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij projektvendimi, për t’u klasifikuar si “eksportues me risk zero” nga administrata tatimore, për efekt të rimbursimit të TVSH-së, pa kontroll tatimor.Kushtet e propozuara që duhet të plotësojnë kjo kategori eksportuesish janë:a. Vlera e eksporteve të bëra në periudhën(-at) tatimore për të cilën (-at) kërkohet rimbursim, përbën 100% të vlerës totale të shitjeve;b. Ka aktivitet eksportues mbi dy vjet;c. Paraqet si dokument prove të kryerjes së eksportit Deklaratën Doganore të Eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në RSH;d. Nuk ka detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.Pika 2 përcakton gjithashtu se, për eksportuesin që përcaktohet si eksportues me risk zero, sipas kësaj pike, miratimi i rimbursimit nga Drejtoria Rajonale Tatimore, bëhet pavarësisht nga kontrolli tatimor, i cili mund të kryhet në çdo moment, sipas planifikimit për kontroll. Procedura e rimbursimit, kryhet sipas përcaktimeve të bëra në nenin 50 të ligjit nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, të ndryshuar.Pika 3 e projektvendimit përcakton se eksportuesit që nuk klasifikohen si “eksportues me risk zero” rimbursohen për TVSH-në, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave nr. 17, datë 13.05.2008 “Për TVSH-në”, të ndryshuar».