Ducka fton kompanitë ndërkombëtare dhe turke për të investuar në Shqipëri

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Dorian Ducka, mori pjese ne Forumin Ndërkombëtar te Naftës dhe Gazit qe është duke u zhvilluar ne Ankara te Turqisë.Ducka referoi ne hapjen e ketij forumi te rendesishem ndërkombëtar se bashku me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore te Turqise Z.Taner Yildiz si dhe me Ministrin e Naftes se Irakut Abdul Karim Luaibi.Në emër të qeverisë, Ducka shpalosi vizionin qe ka Shqipëria për tu shndërruar ne një aktor kryesor ne prodhimin e naftës ne Evrope, si dhe te shndërrohet ne nje nyje kyçe per energjinë ne rajon, ku roli i Shqipërisë ne sigurinë e Energjisë se Evropës nëpërmjet Projektit TAP dhe IAP jane thelbesore sidomos duke marre parasysh zhvillimet e fundit ne Ukraine.Ai theksoi rendësin e rolit qe Shqipëria ka si kontibues dhe faktor pozitiv ne diplomacine energjetike ne rajon, qe do te kontrioje direkt ne rritjen ekonomike te Shqiperise dhe Rajonit te Ballkanit Perëndimor.Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë i ftoi kompanitë ndërkombëtare dhe Turke pjesëmarrëse ne forum dhe te interesuara per Shqipërinë, te vijnë dhe te investojnë ne Shqipëri, pasi Qeveria do te jete Partner ne suksesin e tyre.Gjate vizites Zv.ministri, Ducka takoi Ministrin e Energjise se Turqise, Taner Yildiz, ku diskutuan mbi bashkepunimin dhe rolin e perbashket qe Shqiperia dhe Turqia kane per ecurine dhe suksesin e Korridorit Jugor te gazit.Z.Ducka u ftua dhe nje dreke pune nga Zv.Ministri Murat Mercan, ku u diskutuan ndihma dhe eksperienca qe Ministria e Energjise se Turqise mund te jap per Shqiperine.Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë e ftoi homologun Mercan per nje vizite ne Tirane, i cili e pranoi dhe se do vije me nje delegacion biznesi qe operojne ne fushat e Energjise dhe Burimeve Natyrore, per te eksploruar mundesite per investim ne keto sektore ne Shqiperi.