Nis zbatimi i Amnistisë, Drejtoria e Burgjeve: Nesër 900 të dënuar lënë qelitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2014, 18:42
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se nesër nis zbatimi i Ligjit Nr. 22/2014 “Për Dhënie Amnistie”, i cili hyri në fuqi dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare Nr. 38, datë 26 Mars 2014.Përfitimi nga ky ligj është tërësor ose i pjesshëm. Nga zbatimi i tij është përllogaritur, se fitojnë lirimin e menjëhershëm rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur. Ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.Drejtoria e Përgjithshme e Buregjeve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar zbatimin pa probleme dhe mbarëvajtjen e këtij procesi në të gjitha I.E.V.Penale të vendit.Më shumë:Amnistia, Ulndreaj: 88 të dënuar në burgun e Drenovës fitojnë nesër lirinë