Ende asnjë “provë konkrete” për aeroplanin malajzian

Ekipet e kërkimit të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë dështuar të zhvendosin tingujt e dëgjuar thellë në Oqeanin Indian, për të cilët zyrtarët kanë thënë se janë në përputhje me zërat e kutisë së zezë të një aeroplani.Kjo sipas Angus Houston, udhëheqësit australian të operacioneve.Zhurmat janë identifikuar dy ditë më parë nga pajisjet e anijes australiane Ocean Shield.Sot është bërë një muaj qw kur aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur me 239 njerëz në bord. Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.