Moskë: Ukraina të mos fajësojë Rusinë për kryengritjet në lindje

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar nga Kievi që të mos e fajësojë Moskën lidhur me zhvillimet në Ukrainë. Këto komente u bënë pasi Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, sot e fajësoi Moskën për kryengritje në disa qytete në pjesën lindore të Ukrainës.Ministria e Jashtme i ka përsëritur thirrjet e autoriteteve të Rusisë për reforma kushtetuese, me të cilat rajonave ukrainase do tu jepej më tepër autoritet.Moska tha se nëse Kievi vazhdon të veproj në mënyrë të “papërgjegjshme”, atëherë Ukraina do të ballafaqohet me vështirësi dhe kriza të reja.Në Donjeck, aktivistët që i okupuan ndërtesat qeveritare, e shpallën “Republikën e Popullit” separatiste dhe kërkuan referendum për të ardhmen e rajonit.Presidenti i përkohshëm i Ukrainës,Turchynov tha se kryengritja ishte “vala e dytë e operacionit special të Rusisë kundër Ukrainës”, duke iu referuar ngjarjeve në tri qytete, përfshirë Donjeckun, ku dje aktivistët prorusë i kanë okupuar ndërtesat qeveritare rajonale.Edhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sot thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të ndalë destabilizimin e Ukrainës. Po ashtu, Washingtoni është shprehur i shqetësuar për “lëvizjet përshkallzuese” gjatë fundjavës.“Ne i shohim ato si rezultat i rritjes së presionit rus ndaj Ukrainës”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, dhe shtoi se “ne i bëjmë thirrje presidentit Putin dhe qeverisë së tij t’i ndalin përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës”.