Dy punonjës të OKB-së vriten në Somali
Dy punonjës evropianë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje në rajonin Puntland të Somalisë.Sipas mediave ndërkombëtare dy viktimat janë identifikuar si Simon Davies, një shtetas britanik dhe ish-oficer i Scotland Yard-it, dhe Clement Gorrissen.Presidenti i rajonit të Puntlandit Abdiweli Mohamed Ali tha se një roje sigurie me sëmundje mendore ka vrarë dy punonjësit e OKB-së në një aeroport në qytetin Galkajo.Ai tha se viktimat punonin për Zyrën e OKB-së mbi Drogën dhe Krimin dhe kishin ardhur në Puntland për të ndihmuar në ndërtimin e një burgu.Presidenti rajonal thekson se vrasësi është arrestuar menjëherë nga policia, dhe kanë filluar hetimet për këtë incident.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dënoi vrasjen e dy punonjësve të OKB-së në Puntland dhe u bëri thirrje autoriteteve të sjellin sa më shpejtë para drejtësisë autorët e këtij krimi.