Gjyqi ndaj Pistorius, nis mbrojtja ndaj atletit afrikan

Gjyqi ndaj Oscar Pistorius rifilloi në Afrikën e Jugut me fillimin e mbrojtjes se atletit. Ekipi i mbrojtjes ka thirrur patologun Jan Botha si dëshmitarin e parë pas pauzës një javore. Prokurorët thonë se ai vrau Reeva Steenkamp pas një grindjeje mes tyre. Por nga ana e tij atleti afrikanojugor i mohon të gjitha akuzat, duke thënë se vrasja ka qenë një keqkuptim, pasi ai e ka ngatëruar të dashuren e tij me një grabitës.Gjykimi në Pretoria është shtyrë pasi një prej vlerësuesve që asistojnë gjyqtarin u sëmur. Avokati mbrojtës, Barry Roux, tha se do të thërrasë 14-17 dëshmitarë për të hedhur dritë mbi të gjitha faktet e deritanishme të dëshmuara nga akuza, veçanërisht për dëmtimin e derës së banjës në shtëpinë e atletit.Deri tani ka qenë akuza ajo që ka dominuar në gjyq me numër të madh dëshmitarësh dhe mjekësh, të cilët kanë fajësuar atletin për vrasjen e modeles Steekamp. Një nga dëshmitë që bëri disi bujë ishte fqinja e Pistorius, e cila tha se natën e vrasjes kishte dëgjuar thirrje për ndihme dhe shumë ulërima, ndërkohe që sipas saj, menjëherë pas kësaj kishte dëgjuar 4 të shtëna armësh. Më pas u lexuan edhe disa mesazhe të modeles, dërguar atletit, në të cilat ajo shkruante se kishte shume frikë nga i dashuri i saj.Por dëshmitë ishin të shumta edhe nga persona që kanë qenë afër atletit, të cilët thuajse kanë ndarë të njëjtin mendim, por me fakte sa i përket zemërimit të atletit. Miq të tij janë shprehur se heroi i sportit afrikanojugor ka vështirësi të menaxhojë zemërimin, ndërkohë që u numëruan edhe faktet kur ai ka qëlluar me armë pa leje apo ka tentuar të sulmojë edhe policë. Gjithsesi ka shumë paqartësi sa i përket autopsisë, për të cilën Pistorius është ndjerë shumë keq kur në gjyq u paraqitën pamjet e të dashurës së tij të vdekur.Patologu Gert Saayman tha se Reeva Stekmap kishte ngrënë dy orë para vdekjes, por kjo është mohuar më vonë nga një tjetër patolog privat, i cili tha se sipas tij nuk mund të përcaktohet koha e vdekjes duke u bazuar në gjendjen e stomakut, pasi kjo nuk qëndron shkencërishtë.Modelja e famshme, e diplomuar për juridik Reeva Skekamp, u godit nga katër plumba më 14 shkurt 2013. Pistorius mban gjashtë medalje Paraolimpike, ku ka konkuruar edhe në Lojërat Olimpike 2012.  Nëse shpallet fajtor, 27 vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm