Ekonomia drejt recesionit, INSTAT: Në 2013-ën rritja vetëm 0.44% VIDEO
Ekonomia shqiptare rritet vetëm me 0.44% përgjatë 2013 rritja më e vogël e regjistruar që pas fillimit të krizës.Sipas vlerësimeve të Institutit të Statistikave viti që lamë pas ishte mjaft i vështirë krahasuar me rritjen ekonomike të 2012-ës e cila kapi vlerën 1.1 %.Sipas drejtorit të INSTAT Gjergji Filipi situata ekonomike e 2013 kërkon vëmendje pasi vendi ka pësuar goditje.Sektorët që kanë dhënë kontribut kryesor në rritjen ekonomike të vendit janë industria,turizmi dhe ndërtimi i cili po ringrihet.Ndërkohë sektori i transportit gjatë 2013 ka psuar ulje drastike me rreth 28%.Ish-kryeministri vendit Sali Berisha ka akuzuar për falsifikim të dhënave të rritjes ekonomike dhe punësimit. Me anë të një postimi në Facebook Berisha akuzon kryeminsitrin Rama dhe drejtorin e INSTA për abuzim me shifrat.