Dërmenasi pi ujin në çezmen e të vdekurve, banorët e fshatit s’kanë burim tjetër VIDEO
4 mije banoret e fshatrave Baltez, Hamil, Sulaj dhe Muçaj te komunes Dermenas nuk kane pare asnjehere ujin te rrjedhë ne rubinetat e shtepise se tyre. Edhe pse pak vite me pare eshte bere nje investim prej 47 milione leke te reja, ne rrjetin e ri te ujesjellesit, situata mbetet e njejte.Çezma qe ndodhet prane varrezave te fshatit Baltez eshte e vetmja zgjidhje emergjente,por edhe kjo vetem per ato raste kur ne kete rubinet rrjedh uje,i cili si per ironi te fatit eshte i ndotur.Por perballe nje situate te tille, çudia me e madhe edhe fakti qe banoret duhet te perballen me faturat per ujin e pijshem dhe te likujdojne ato per nje sherbim qe u mungon.Situata eshte prezente prej shume vitesh dhe asnje institucion nuk merr masa per te vene ne funksion rrjetin e ri te ujesjellesit, investimi i te cilit nuk ka sherbyer per asgje.