Bregu pas vendimit të KE: S'është sukses i qeverisë Rama, u përgatit nga PD

Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së dy Ministrave të kabinetit Rama për marrjen e menaxhimit të fondeve të BE. Në rrjetin social fb, Bregu shprehet se fondet që Ministrat Gjosha e Cani i shitën si sukses të kësaj qeverie do të kishin qenë dyfish nëse nuk do të kishin bllokuar statusin e vendit kandidat për vite radhë.“Nje nje deklarate te bujshme per shtyp sot, Ministrja e Integrimit dhe ai i Financave, na shpallen " suksesin" e qeverise se tyre per menaxhimin ne menyre te decentralizuar te fondeve IPA. Ato fonde qe do te kishin qene sot gati dyfish nese statusi i vendit kandidat nuk do te ishte bllokuar per vite nga opozita e djeshme, sot qeveri rilindase. Sot Komisioni Evropian i dha akreditimin Shqiperise per te menaxhuar vete keto fonde. Por a e dini se cili eshte kontributi i qeverise Rama keto 6 muaj per kete proces?Vonesa! Shtyrja e akreditimit! 6 muaj te tjere te humbur pasi largimi nga puna i Spo( sekretaret e pergjithshem te ministrive), kerkoi dhe 6 muaj kohe qe Komisioni Evropian te njihej e te intervistonte sekretaret e rinj te pergjithshem!” shprehet Bregu.Në vijim të reagimit të saj, Bregu nënvizon se vendimi i fundit i nevojshëm për marrjen e akreditimit për menaxhimin e decentralizuar është bërë nga qeveria Berisha në gusht të 2013 dhe ajo çfarë dy Ministrat duhet te sqaronin është fakti se pse ky vendim qe duhet të ishte marrë muaj me pare, u vonua.“Ajo cka ministrat sot e quajne"sukses e besim" i strukturave evropiane per qeverine rilindase, ka nisur ne vitin 2009, me miratimin e kuadrit ligjor, ngritjen e strukturave te nevojshme, trajnimin e stafit, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv funksional lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e IPA-s, që të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimin nga Komisioni Europian te asistencës financiare, - në menaxhimin nga institucionet shqiptare. Sa per kujtese e saktesi te asaj cka them me lart:28 Shkurt 2012, Qeveria e Shqipërisë aplikoi për marrjen e të drejtave për menaxhimin e decentralizuar, duke përcjellë pranë Komisionit Evropian paketën e akreditimit e cila përmban mbi 6,000 faqe. Misioni i fundit i KE, vlerësoi krijimin e këtyre strukturave dhe reformat e ndërmarra në këtë drejtim. Në mbledhjen e Qeverise Berisha me 21 Gusht 2013, u miratua edhe vendimi i fundit i nevojshëm për marrjen e akreditimit. Qe dosja e akreditimit ishte kryer, e kam thene ne fjalen time ne parlament ne diten e miratimit te programit te qeverise Rama. Pra ne vend te pallavrave per sukses, sot dy ministrat duhet te thonin pse ky vendim qe duhet të ishte marrë muaj me pare, u vonua. Ja si perkthehet " fshesa" ne administrate nga qeveria Rama:vonesa , bllokim, prishje te standarteve te arritura ne proces te integrimit. Ne gusht ishim vendi i pare ne rajon qe perfitonim akreditimin per te menaxhuar vete fondet e Be!Falënderoj të gjithë punonjësit e administratës,ata qe rilindasit i hoqen nga puna se punuan me shume se c'duhej dhe aq sa qeveria e sotme s 'po di se cfare te beje e per kete arsye ben deklarata " suksesi" per ato qe beri qeveria Berisha! Ju uroj suksese dhe atyre qe jane ende ne pune dhe njohin procesin. Jam e bindur se sot pas deklarates se dy ministrave te qeverise aktuale, do kene filluar te qeshin nen ze per " suksesin " e madh te kesaj qeverie!!!” përfundon Bregu.Me vendimin e fundit të Komisionit Europian, Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e Bashkimit Europian dhe jo përmes delegacionit europian siç ka ndodhur deri më tani. Dy ministrat, ajo e integrimit Klajda Gjosha dhe i financave Shkëlqim Cani ndërsa përshëndetën vendimin e KE-së theksuan se ky vendim tregon besimin që ka Brukseli te qeveria shqiptare.