Aksidentoi në gjendje të dehur 2 shtetas, arrestohet punonjësi i policisë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë të rolit bazë, Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Rrogozhinë. Ai akuzohet për veprat penale "Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".Sipas njoftimit të policisë, në datë 29.03.2014, në aksin rrugor Pompat - Çermë Sektor, Lushnjë, punonjësi i policisë Ramadan Zeqo, duke drejtuar automjetin me targë DR 4134 B, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash, duke dëmtuar shtetasit D.M. dhe A.D.Pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndodhur është ngritur Grupi Hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore-proceduriale.Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se Zeqo, kishte konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. Materialet u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për hetime të mëtejshme.