Maxhoranca nuk heq dorë nga "AMA", fut në kalendar memon për shkarkimin e Bushatit
Mazhoranca nuk ka hequr dore nga konkretizimi i nismës për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive.Pas më shumë se 3 orë debat dhe mungesës së kompromisit, demokratët kanë braktisur punimet e Komisionit të medias, duke e lene te vetme mazhorancen per te miratuar kalendarin një javor të punimeve, ku eshte e perfshire dhe memo e Drejtorise se Monitorimit te Institucioniteve te Pavaruara, ku thekson se që prej datës 24.09.2012 e në vijim, Endira Bushati, qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.Opozita e kundërshtoi fort kete vendim te mazhorances, pasi sipas tyre qëllimi i vetëm është vënia nën kontroll politik të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ata e cilesojne memon të falsifikuar dhe per kete arsye kane vendosur të kallëzojnë penalisht përgjegjësit.