Qeveria asnjë lek për rrugë të reja, shlyhen borxhet e do përfundojnë akset e nisura

Për të ndërtuar rrugë të reja as që bëhet fjalë, por edhe për ato të nisurat do duhen disa vite që të përfundojnë.Në raportin e tij para Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ka bërë të ditur gjendjen në të cilën ndodhen investimet për rrugët.Sipas tij i gjithë buxheti i këtij viti është për shlyerjen e borxheve, si dhe për rrugët që janë në proçes ndërtimi.Gjatë diskutimeve në Komision u vu theksi edhe në vendosjen e sinjalistikës, e cila në shumë rrugë të vendit pothuajse nuk ekziston si dhe për mirmbajtjen e rrugëve të reja, të cilat kërjonë një kosto shtesë.