Hiqet tatimi i bankave për kreditë e këqija, nisma për të nxitur kredidhënien që po shënon rënie

Bankat e nivelit të dytë tashmë do të marrin frymë më lirisht. Shteti i ka hequr tatimet për kreditë e këqia, të cilat kanë arritur nivelin rekord, prej 24%.Zv.Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se kjo nismë është shumë e rëndësishme, pasi synon që të nxisë kredidhënien e cila vijon të jetë shumë e dobët, sidomos për bizneset.Sistemi bankar në Shqipëri që prej disa kohësh ka ngushtuar kredidhënien, duke e përkeqësuar situatën ekonomike në vend.Edhe pse Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë normën bazë të interesit, kjo gjë nuk gjetur ende reflektim në kreditim.