Ilia Kareli me 15 shenja dhune, familja e varros pas ekspertizës në Fier

Familja e Kudret Kumes, shqiptari qe u masakrua ne burgun grek ka refuzuar te percjelle trupin e pajete per ne banesen e fundit pa mesuar te verteten e vdekjes se 42-vjeçarit, qe ne Greqi njihej si Ilia Kareli. Nuk ka mjaftuar konfirmimi helen per dhunen dhe nena e tij e semure i ka kerkuar shtetit shqiptar qe te hedhe drite e te marre persene e vdekjes se djalit ne burg qe prej vitit 1997.E ndersa fshati kishte lajmeruar proteste, ekspertet nga Tirana e Fieri kane marre trupin e pajete te sjelle dje nga Greqia dhe per disa ore kane kryer ekspertizen mjeko-ligjore, e cila edhe pse nuk eshte bere publike zyrtarisht konfirmon rreth 15 elemente dhune ne trupin e te burgosurit shqiptar.Pas ekspertizes, e cila i jep fund dyshimeve, efektivat e policise se Fierit e kane rikthyer trupin e pajete ne familjen Kume ne Zhupan, ku edhe eshte percjelle i mbuluar pergjate gjithe kohes me flamurin kombetar drejt baneses se fundit.Nena e cila nuk e takoi dot kurre matane hekurave te ftohte te burgut, nuk i ka fshehur lotet e dhumbjes, ndersa i gjithe fshati ka qene aty prane te afermve te familjes per ti dhene lamtumiren njeriut qe jeten ia moren dy here ne burgun grek, prej te cilit nuk mundi te dale kurre i gjalle.Ilia Kareli u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit në qelinë e burgut të Nigritas, ku ishte transferuar për izolim dhe mbrojtje, pasi vrau me thikë më 25 mars gardianin e burgut të Malandrinos. Kontrollet e para te mjekeve benë me dije se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet.Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Kareli kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Në Greqi kanë nisur hetimet mbi çështjen, po merren në pyetje gjithë zyrtarët e burgut, si dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë per te zbardhur çeshtjen.