Diagnostifikimi i moshës 40-65 vjeç, drejtori i ISKSH: Ja si do të financohet nisma

Fondit të sigurimeve shëndetësore do ti duhen 18 milion dollarë në vit për të mbuluar të gjitha kosot për paketën diagnostikuese nga mosha 40 në 65 vjeç.Një nga nismat më të mëdha të Minstrisë së Shëndetësisë, kjo paketë diagnostikuese do tu shërbejë të gjithë qytetarëve për të bërë një sërë analizash e ekzaminimesh falas, qofshin ata të siguruar apo të pasiguruar. Por si do të menaxhohet ky fond? Drejtori, Astrit Beci, sqaron mbulimin financiar për këtë program.Drejtori i Përgjithshëm i fondit të sigurimeve dhëndetësore thotë se inistucioni që ai drejton nuk do të jetë vetëm financues, por edhe do të kryejë auditin, pra monitorim dhe kontrolle institucioneve shëndetësore ku do të bëhet ky diagnostikim.Bluzat e bardha janë ata që do të kenë bonus në pagë, nëse performanca është e lartë. Dhe në këtë program, me një kosto të tillë do të përfshihen 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin.