Bashkëpunimi Shqipëri-Brazil, Jaka: Shkëmbimet në nivele të ulëta, duhen rritur

Sipërmarrësit brazilianë shfaqin interes për Shqipërinë. Në forumin e biznesit Shqipëri-Brazil, Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, u shpreh se është e rëndësishme rritja e shkëmbimeve tregtare mdis dy vendeve, ndërkohë që ofroi të gjithë mbështetjen e duhur.Kreu i Dhomës e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, u shpreh se niveli i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve tona është në nivel të ulët. Kreu i Dhomës e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë deklaroi se ky forum do të shërbejw për të rritur bashkëpunimin.Përfaqësuesi i biznesmenëve brazilianë, Denis Roberto Bau, u shpreh i interesuar për Shqipërinë dhe çfarë ajo ofron.“Jemi të lumtur që po njohim Shqipërinë dhe urojmë që të intensifikohet bashkëpunimi ynë sidomos në disa sektorë ku kemi përparësi.Vendi ynë ka është i zhvilluar në prodhimin dhe eksportin e sojës,mishit dhe mineraleve, ndërsa importojmë produkte kimike dhe veshje. Sipërmarrësit tanë janë të specializuar sidomos në prodhimin e drurit,të paketimit të mishit, në infrastrukturë dhe edukim”tha ai.Në forumin e biznesit Shqipëri-Brazil merrnin pjesë shoqatat më të rëndësishme të biznesit brazilian si dhe përfaqësues të biznesit shqiptar. Në përfundim të takimit biznesi shqiptar dhe ai brazilian nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis tyre.