Lame u përgjigjet akuzave të PD për hotelin: Proçedurat i mbyllët ju,dhashë lejen
Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t sqaron qytetarët dhe PD-në mbi akuzat e bëra për rastin e Hotel Diplomatit. Përmes një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t thekson se e gjithë procedura është filluar dhe përfunduar nga administrata paraardhëse dhe për tre vjet rresht, subjektit nuk i është dorëzuar leja e legalizimit.“1. Nëse do të na kishin kërkuar dokumentacionin do j’ua kishim dhënë vetë ne dhe nuk do të kishte qenë nevoja të bënin fotografi fshehuriçkazi.Meqënëse fotografitë e bëra prej tyre me celuar ishin të turbullta, bashkëlidhur po paraqesim dokumentat origjinale.2. Subjekti në fjalë ka bërë vetëdeklarimin më dt. 11.11.2006. (Bashklidhur fotokopje e vetëdeklarimit).3. Me VKM nr. 125 datë 17.02.2010, me firmë të kryeministrit Sali Berisha, subjektit i ka kaluar pronësia e truallit (Bashkëlidhur fotokopje e VKM).4. Më dt. 25.10.2011, në bazë të kësaj VKM dhe kualifikimit të dosjes, subjekti ka kryer pagesën e truallit (Bashkëlidhur dokumenti).5. Në fund të procesit, në datë 12.12.2011, subjektit i është lidhur kontrata e kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore e firmosur nga ish-Drejtori i Përgjithshëm Shaban Memia”.E njëjta skemë sipas Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t rezulton për rreth 140 subjekte, që pasi i’u plotësohej e gjithë procedura u kërkohej “gjoba perkatëse” për t’jua dorëzuar lejen e legalizmit. Në rastin në fjalë, ALUIZNI thekson se bënë vetëm dorëzimin e lejës së legalizmit, pa “gjobën përkatëse”.“Kjo skemë rezulton për rreth 140 subjekte, përgjithësisht biznese, të cilëve i’u plotësohej e gjithë procedura nga A-ja tek ZH–ja dhe në fund ju kërkohej “gjoba perkatëse” për t’jua dorëzuar leja e legalizmit.Ne i siç do të bëjmë në ditët në vijim edhe për subjektet e tjera, të cilat kanë nga një deri në katër vjet që presin të marrin thjesht aktit formal të lejes. Nëse zoti Berisha do të kishte dashur t’jua merrte gjobën, thjesht duhet të kishte fituar zgjedhjet në qershor 2013 dhe të kishte lënë të njëjtën administratë në fuqi”.Dy ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi kreun e Aluiznit, Artan Lame, se në mënyrë korruptive i ka falur një truall një subjekti privat. Nga selia blu, kordinatorja për mediat Silvi Bardhi tha se Lame në vend se të luajë rolin e gaztorit para mediave, duhet të japë përgjigje për këtë shkelje flagrante të ligjit.