Filipine, mbi 700 të vdekur nga tajfuni “Bopha”
Bilanci i viktimave të shkaktuara nga “Bopha”, stuhija më e fortë e këtij viti në Filipine, ka kaluar tashmë kuotën e 700 personave.Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar se qindra persona të tjerë, shumica e të cilëve peshkatarë, rezultojnë ende të humbur.“Bopha”, që ka kaluar jugun e arqipelagut gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës së kaluar, ka shkaktuar plot 714 të vdekur.Sipas zyrës së mbrojtjes civile, shumica e viktimave janë regjistruar në ishullin e Mindanaos, ndërkohë që numri i personave të humbur është 880.Pasi përfshiu ishullin e Mindanaos, tajfuni shkatërroi Palauanin, zonë e njohur në të gjithë botën për plazhet e bukura dhe pikat për të bërë zhytje.Ndërsa provinca që ka vuajtur më shumë impaktin e tajfunit është Lugina Kompostela, ku përmbytjet kanë përfshirë ndërtesa, plantacione dhe shkolla.