HSBC, gjobë 1,9 miliardë USD për pastrim parash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 07:42
Banka HSBC, me qendër në Britaninë e Madhe, akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të karteleve të drogës dhe shteteve, që aktualisht vuajnë sanksione nga SHBA-të.Në fillim të këtij viti, HSBC pranoi se kishte shumë pak kontroll ndaj pastrimit të parave, pas hetimeve të nisura nga Senati amerikan.Muajin e kaluar, ajo njoftoi se kishte hequr mënjanë rreth 1,5 miliardë dollarë, për të mbuluar shpenzimet e ndonjë gjobe të mundshme.