Koreja e Veriut heq dorë nga lëshimi i raketës?

Koreja e Veriut mund të heqë dorë nga lëshimi i raketës me rreze të gjatë veprimi.Agjencia e lajmeve Yonhap citon një burim qeveritar i cili ka thënë se imazhet satelitore treguan shenja se teknikët kanë filluar të “çmontojnë pjesë të raketës” nga vendi i lëshimit.Nuk është qartësuar nëse pjesët janë hequr për riparim apo nëse e tërë raketa është duke u çmontuar.Koreja e Veriut fillimisht tha se do të lëshojë raketën mes 10 e 22 dhjetorit, por kjo u shty për një javë për shkak të problemeve teknike.Pheniani thotë se raketa do të transportojë një satelit në hapësirë.Kombet e Bashkuara kanë dënuar këtë veprim, pasi janë të shprehura të shqetësuara se Koreja synon të testojë një raketë ndërkontinentale, e aftë të transportojë armë bërthamore.