Azia më shumë fuqi se SHBA-ja dhe Evropa në 2030-ën

Sipas një agjensie të inteligjencës amerikane Azia do të fitojë më shumë fuqi politike se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku në vitin 2030.Sipas parashikimit, brenda dy dekadave Kina do të kalojë Amerikën si ekonomia më e madhe në botë, ndërsa vendet perëndimore do të pësojnë një rënie të standarteve me popullsinë që plaket.Studimi “Global Trends 2030”, i publikuar kur presidenti amerikan Barack Obama sapo ka fituar mandatin e dytë, thotë se synimi i tij është promovimi i hartimit të një strategjie.I publikuar çdo katër vjet, raporti i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës synon të mbledhë së bashku fuqitë perëndimore për të udhëhequr transformimin e botës.KKI sugjeron se brenda vitit 2030, Azia do të ketë më shumë pushtet se SHBA dhe Evropa së bashku, duke pasur parasysh përmasat e popullsisë, GDP-në, shpenzimet ushtarake dhe investimet në teknologji.Por studimi nënvizon se Kina nuk do të ketë atë pushtet që kanë Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të mund të marrë në dorë drejtimin e çështjeve ndërkombëtare.