Egjipt, gjykatësit do të mbikëqyrin referendumin

Gjykatësit në Egjipt janë pajtuar që të mbikëqyrin një referendum mbi kushtetutën e re të vendit. Gjyqtarët e Këshillit Shtëtëror Administrativ morën vendimin të hënën, por iu bënë thirrje mbështetësve të presidentit Muhamed Morsi, që të largohen nga ulja e vazhdueshme para Gjykatës së Lartë Kushtetuese.Të dielën Morsi urdhëroi ushtrinë që të “mbrojë institucionet qeveritare” para referendumit të 15 dhjetorit.Dekreti i tij i jep autoritet oficerëve të ushtrisë që të arrestojnë civilë dhe i urdhëron ata që të bashkëpunojnë me policinë për “ruajtjen e rendit publik.”Vendimi erdhi para protestave të planifikuara nga opozita për këtë të martë.Në një përpjekje për të ulur tensionet, Morsi anuloi dekretin e muajit të kaluar, i cili i dha atij kompetenca gati të pakufizuara, por njoftoi gjatë fundjavës se referendumi do të shkojë përpara ashtu siç është planifikuar.