Kryengritësit sirianë pushtojnë një bazë ajrore në Alepo

Kryengritësit sirianë kanë pushtuar pjesë të një baze ushtarake strategjike në provincën veriore te Alepos. Aktivistët thanë se ky veprim do të ndihmojë opozitën që të forcojë praninë në zonat në kufi me Turqinë.Opozita dhe forcat qeveritare kanë luftuar për kontrollin e Alepos, që është qyteti i dytë më i madh i Sirisë dhe kryeqyteti tregtar.Kjo fitore vjen, derisa Bashkimi Evropian ka dënuar konfliktin në Siri.Derisa pranonte çmimin Nobel për Paqe, presidenti i Komisionit Evropian, Jose ManuelBarroso e ka quajtur situatën aktuale në Siri si “njollë në ndërgjegjen njerëzore”. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka obligim moral për të adresuar krizën.Ndërkaq sekretari i Jashtëm britanik William Hague iu kërkoi homologëve të tij evropianë që ta njohin plotësisht grupin opozitar sirian të udhëhequr nga Moaz al-Khatib, i cili pritet të takojë ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, në raundin e parë të bisedimeve joformale.“Ne i kemi njohur plotësisht ata, shpresojmë që edhe shtetet tjera do ta bëjnë të njëjtën gjë në takimin e “Miqve të Sirisë” në Marrakesh”, tha Hague, duke iu referuar një raundi tjetër bisedimesh që pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave në Marok.Shefja e Politikës së jashtme e BE-së, Catherine Ashton tha se bisedimet janë njëmundësi e rëndësishme që al-Khatibi t’i njoftojë ministrat për planet e tij mbi opozitën siriane.Gjatë ditëve të fundit, kryengritësit në Siri kanë shënuar përparime taktike duke zënë baza ajrore afër Damaskut dhe Alepos.