Europa kundër Berluskonit, “Liberation”: Kthimi i mumjes
Zhvillimet e shpejta ne fushen e politikës në Itali, me shpalljen paraprake të dorëheqjes së Kryeministrit Mario Monti dhe kthimin në paraskenë të Silvio Berlusconit kanë vënë në alarm europianët. Gazeta franceze “Liberation”, nuk ka hezituar të ironizoj ne faqen e pare te saj Kavalieren me nje titull "Kthimi i mumjes”.Duke pasqyruar shqetësimet e eUropianëve në lidhje me zhvillimet politike në Itali Liberation "ka mbajtur" në faqe të parë Berluskonin. Ne artikullin e saj komenton se kthimi i Berluskonit në politikë ka shpejtuar largimin e Mario Monti dhe rrezikon të zhysë me parë Italinë dhe pastaj te kthej Eurozonën në rrëmujë.E ndërsa, liderët evropianë lavderojne Montin. Gjatë ditës Presidenti i Këshillit Evropian, Hervey Van Rompuy, dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz vlerësuan teknokratin, Kryeministrin e Italisë. Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabas tha se "Monti dhe qeveria e tij i kthyhen vlerat Italisë.Gjithashtu dhe Van Rompuy u shpreh se "unë nuk do të ndërhyj në politikën e Italisë, por mund të them vetëm se Mario Monti bëri një punë të madhe si Kryeministër. Rivendosi besimin në Itali, e cila është një lojtar i madh në Eurozonë, kështu që edhe ka ndihmuar për ruajtjen e stabilitetit në Eurozonë.Kryeministri italian Mario Monti deklaroi nga Oslo se do të japë dorëheqjen se shpejti pasi humbi mbështetjen e partisë së Berluskonit dhe se ende nuk rishikon të mundshme rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme në vend."Nuk mendoj nje rast te tille në këtë fazë ", tha Monti. Në të njëjtën kohë, u përpoq të siguronte tregjet, duke siguruar se nuk ka rrezik të "vakumit" politik në vendin e tij. Nderkohe, bursa e Milanos u mbyll me një rënie të ndjeshme, pavarësisht faktit se normat e interesit italiane patën një ngritje pas shpalljes së dorëheqjes të Montit.