Clinton anulon vizitën në Marok
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2012, 08:17
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se një shqetësimnë stomak e ka detyruar sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, të anulojë një udhëtim në Marok, për të diskutuar në lidhje me ndihmën për opozitën siriane.Zyrtarët thanë se Clinton do të zëvendësohet në këtë udhëtim nga zëvendës sekretari i Shtetit William Burns.Në takimin e së mërkurës në Marrakech, zyrtarët thanë se Shtetet e Bashkuara mund ta njohin zyrtarisht koalicionin e ri opozitar të Sirisë si përfaqësues legjitim të popullit sirian, gjë e cila do të hapte rrugën për më shumë ndihmë të huaj për opozitën.Në një zhvillim tjetër, Associated Press thotë se Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se një grup sirian opozitar dyshohet për lidhje me Al-Kaidën.