Kur celulari të shpëton jetën, devijon plumbi, shqiptari i shpëton atentatit
Telefoni celular i shpëton jetën. E çuditshme, një koinçidencë që shpëton një jetë, por kjo i ka ndodhur pikërisht një emigranti shqiptar në Itali.Ngjarja ka ndodhur në një bar në zonën “Campo Mauro” në Villa di Briano. Një punëtor italian ka qëlluar emigrantin shqiptar, 28-vjeç pak pasi ky i fundit kishte debatuar me të birin 12-vjeçar. 28-vjeçari shqiptar ka shpëtuar për mrekulli, pasi në xhepin e xhupit kishte telefonin celular, i cili e ka mbrojtur nga goditja e plumbit.Menjëherë pasi eshtë qëlluar, 28-vjeçari shqiptar është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shqiptari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e zorrëve, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Agresori, babai i djalit 12-vjeçar Sandro Di Costanzo, është arrestuar nga forcat policore italiane, ku i sekuestruan edhe armën pa leje, pistoletë e kalibrit 7.Di Costanzo pas ndalimit nga policia ka bashkëpunuar me efektivët duke dorëzuar edhe armën. Ai ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Napolit për tu marrë në pyetje mbi motivet që e çuan në këtë akt të rëndë.