I vunë zjarrin burgut të Rrogozhinës, arrestohen nga policia dy autorët

Policia ka vënë në pranga dy autorët vedosjes së zjarrit në burgun e Rrogozhinës . Ledjon Gjika 23 vjec, banues në Libofsh Fier dhe Jurgen Meçalliu 20 vjec, banues në Fier janë prangosur nga blutë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet se janë autor të zjarrvënies e ndodhur më datë 31.01.2014, rreth orës 20.10, në I.E.V.P Rrogozhinë. Ndërkaq materailet ju kaluan Prokurorisë Kavajë për hetime të mëtejshme.Nga zjarri në burg u asfiksuan 21 të dënuar dhe që atëherë policia shpalli në kërkim dy të paraburgosurit Ledion Gjika i akuzuar për vjedhje dhe Jurgen Meçalliu, i cili ndodhej nën masën arrest me burg për armëmbajtje pa leje. Lidhja e tyre me ngjarjen do të zbulohej vetëm një ditë pas zjarrit, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në institucionin e vuajtjes së dënimit.