Terroristi që ka studiuar në Medrese, 18 vjeçari nga Ohri vrau 3 policë në Turqi
Tashmë 3 terroristët shqiptarë që kryen një akt të tillë në Turqi nuk kanë vetëm iniciale por identitet të plotë.Ata janë Muhamed Zekiri, 18 vjeç nga Ohri, Bunjamin Imeri nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Qëndrim Ramadani nga Kosova, autorë të vrasjes së 3 punonjësve të policisë turke.Por njëri prej tyre është i lidhur ngushtë me Tiranën. Muhamed Zekiri, 18 vjeç ka kryer në kryeqytetin shqiptar studimet për Teologji në Medresenë e Tiranës.Mediat në Maqedoni shkruajnë se nga Myftinia e Ohrit, ku jeton familja e 18 vjeçarit, theksojnë se nuk kanë shumë njohuri për Muhamedin, sepse nxënësit që shkojnë për të studiuar në Medresenë e Tiranës këtë e bëjnë në mënyrë private dhe pa asnjë ndërhyrje apo regjistrim të bërë nga institucionet fetare të Maqedonisë. Familja e tij është mbyllur në shtëpinë e tyre dhe nuk ka asnjë lëvizje.Zëdhënësi i MPB-së në Shkup, Ivo Kotevski, ka deklaruar se 18 vjeçari ka shkuar në Siri dy vjet më parë dhe se ka qenë pjesë e grupeve xhihadiste.Muhamed Zekiri i lindur në vitin 1995, disa herë kishte udhëtuar drejt Sirisë, ndërsa për herë të parë ishte në vitin 2011 dhe se atje kishte qëndruar më shumë se një vit. Ai gjithashtu kishte udhëtuar shpeshherë në destinacionin Ohër -Tiranë.Por, MPB nuk ka hollësi të tjera për autorin e dytë të atentatit, Bunjamin Iseni, i cili nga mediat turke dhe europiane ishte evidentuar si Benjamin Hu, me origjinë kineze.Ai është me shtetësi gjermane dhe babai i tij Nimetulla Imeri ka humbur jetën vitin e kaluar në Siri përkrah forcave xhihadiste kundër regjimit të Bashar al-Assad.Benjamini përdor mbiemrin Hu, pasi nëna e tij është me origjinë kineze, por me përkatësi fetare myslimane. Refereuar mediave maqedonase grupet e tilla që shkojnë për luftë në Siri janë kryesisht nga sekti wahabi.