Burgjet shqiptare plot me të sëmurë psiqik, qeveria shqiptare ndërton spitalin psikiatrik emergjencë
Mbipopullimi i paraburgimeve dhe i burgjeve me persona që kanë probleme të shëndetit mendor, e ka detyruar qeverinë të ngrejë një spital më vete për trajtimin e këtij kontigjenti.Kjo godinë që deri dje ka shërbyer si bazë e regjimentit të kimisë ushtarake do të jetë streha e re e të gjithë atyre që kanë edhe probleme mendore, por edhe problem me drejtësinë.Në këtë godinë së shpejti do të ngrihet spitali i psikiatrisë ligjore. Ministri, Ilir Beqaj, u shpreh mbi nevojën që kanë këta persona për të qëndruar dhe për tu trajtuar në një spital.Por janë edhe ekspertë të BE-së, ata që kanë evidentur se ky kontigjent që qëndron pas hekurave u shkelën të drejtat dhe u mungon trajtimi mjekësor. Por përse është zgjedhur Shish Tufina? 2 janë arsye më madhore,thotë Ministri Beqaj.Ndërtimi i spitalit në ish-regjimentin e kimisë është me vendim qeverie që mban datën 26 mars 2014. Hapësira e vënë në dispozicion është 12 600 m2. Në të do të trajtohen personat që kanë liri të kufizuar, por që kanë edhe rrezikshmëri për të qëndruar në institucionet e vuajtjes së dënimit.