Zona bregdetare pa një urë, karroceria e kamionit mundëson kalimin e banorëve

Për të shkuar pranë bregdetit të Gotullës, e vetmja mënyre kalimi shoqërohet me pasiguri dhe frikë për të gjithë personat që kalojnë në të.Edhe pse është një zonë e cila shënon një lëvizje të lartë të numrit të banorëve të fshatit Adriatik të Kurbinit, askush deri më sot nuk ka marrë mundimin të ndërtojë qoftë edhe një urë të thjeshtë për të mundësuar kalimin, jo vetëm të banorëve por edhe të ndonjë turisti që ndoshta do të dëshironte të shkonte pranë bregdetit.E vetmja mundësi është një rimorkio kamioni të cilën banorët e kanë improvizuar në formë ure si të vetmen alternativë, ku nuk kanë munguar as rastet ku persona por edhe bagëti kanë përfunduar në lumë. Gjendja bëhet edhe më kritike në stinën e dimrit, ndaj ndërhyrja është emergjente.