Korçë, familjet e pastreha, Bashkia & Enti i Banesave sigurojnë banesa për 35 familje
Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, do të ndërtojë një banesë të re kolektive për të pastrehët në këtë qytet .Kryebashkiaku Sotiraq Filo, nënshkroi një marrëveshje me Drejtoreshën e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave, për të zgjidhur një ndër problemet më të ndjeshme sociale, e cila parashikon strehimin e 35 familjeve. Bashkia e Korçës ka ofruar pa asnjë lloj kostoje truallin public, ndërsa Enti Kombëtar do të bëjë financimin e këtij projekti.Veç finacimit, Enti i Banesave do të mundësojë edhe krijimin e një bashkëpunimi me institucionet bankare, për të bërë të mundur dhënien e kredive të lehtësuara në ndihmë për familjet e pastreha.Çështja e strehimit në Korçë mbetet një nga problemet më të mprehta, vetëm në qytet rezultojne rreth 2000 familje të pastreha.