Konsolidimi i fermave bujqësore, trajnim me fermerët dhe specialistët në qarkun Lezhë
Edhe ferma bujqësore ka domosdoshmëri planifikimin si funksion i organizimit të prodhimit e të ardhurave, kjo si mjet me rëndësi për zhvillimin ekonomik.Kjo pikëpamje duhet të reflektojë në një këshillim profesional të fermerëve nga specialistët e bujqësisë. Për të realizuar një synim të tillë, sektori i menaxhimit të integruar të fermave ka realizuar në Lezhë një trajnim me Specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë, të cilët janë informuar me parimet e hallkës kryesore në një proçes të tillë. Për Drejtorin e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Baki Dervishi, këto trajnime kanë qëllim implementimin e metodave të reja në drejtimin dhe organizimin e fermave bujqësore.Në mungesë të kapaciteteve për thithjen e fondeve në sektorin e bujqësisë, Ndoc Lleshi, Drejtor i Bujqësisë në Lezhë, e vë theksin tek nevoja për këshillim dhe asistencë profesionale tek fermerët.Orientimi i fermerëve në realizmin e vendimarrjeve të konsultuara me specialistët, mbetet synimi që ky biznes të jetë efektiv, produktiv dhe të mundësojë të ardhura.